Këmba planovalgoide tek fëmijët është një deformim i shpeshtë, dhe shihet shpesh në praktikën klinike. Si definohet një këmbë planovalgoide ? Këmba planovalgoide tek fëmijët ka tre komponentë: Këmba planovalgoide tek fëmijët klasifikohet në dy kategori: Pesplanus fleksibël asimptomatik Në rastet e pesplanus fleksibël asimtomatik, arësyeja është hormoni i nënës …
Category: Sherbime
Trajtim i Displazise Luksacionit te Lindur te Kokses
Eshte anomali e lindur e artikulacionit koksofemoral. Gropa acetabulare eshte e ceket, koka femorale e pacentruar ne gropen acetabulare, osifikimi i kokes femorale i vonuar. Diagnostikimi duhet te jete i hershem me ane te testeve, ekografik dhe radiologjik. Trajtimi eshte mjaft kompleks, behet nga kirurgu Ortoped Traumatolog.
Transferta Tendinoze ne Paraliza
Paraliza ireversibel radiale, trajtimi duhet te realizohet me transferte te shumefishte tendinoze. Transferta tendinoze rekonstruktive realizohet per te permiresuar ektensionin e artikulacionit radiokarpal, artikulacioneve metakarpo-falangeale dhe te gishtave. Jane pershkruar nje numer i madh teknikash operatore qe perdoren ne trajtimin e kesaj problematike. Qellimi i ketij shkrimi eshte dhenia e …
Trajtim i Frakturave të Ekstremiteteve
Ortopedi Trauma perfshin nje spekter shume i gjere teknikash kirurgjikale qe kane lidhje me problemet e anesise se siperme, te poshtme, kollones vertebrale, te gjtha artikulacioneve perkatese dhe strukturave te tjera lidhese si ligamentet, tendinet, muskujt, nervat dhe enet e gjakut. Perfshin gjithashtu kirurgjine rekonstruktive, ne traume apo dhe anomalite …
Proteze Gjuri
Proteze gjuri apo artroplastika e gjurit, eshte procedure kirurgjikale qe konsiston ne zevendesimin protetik te artikulacionit te gjurit te dhimbshem dhe shume te demtuar me nje artikulacion artificial me komponente metalik dhe plastic. Pacientet perfitojne nga cilesia me e mire e protezave qe vijne nga kompanite me te mira te …
Konsulta Ortopedike ne Rrethe
Konsulta Ortopedike Spitali Amerikan realizon ne cdo qender te Spitalit Amerikan ne rrethe dhe ne Tirane sipas datave perkatese. Që të përfitoni sa më shumë nga vizita dhe të eleminoni kosto suplementare të panevojshme, duhet të keni me vete të gjitha ekzaminimet diagnostikuese të realizuara nga ju apo të kërkuara …
Dëmtimet e tendineve të dorës
Dëmtimet traumatike të tendineve në dorë dhe parakrah janë mjaft të shpeshta në praktikën klinike. Tendinet e dorës janë struktura si kordone që lidhin muskujt me kockat, shkojnë nga parakrahu përgjatë kyçit të dorës, pëllëmbës dhe në gishta, dhe shërbejnë për mbledhjen dhe shtrirjen e gishtave. Në këtë mënyrë realizohet …
Riparim Tendini Biceps
Muskuli Biceps është një nga muskujt më të rëndësishëm në pjesën e përparme të krahut. Muskuli Biceps është një supinator i fuqishëm i parakrahut dhe gjithashtu kontribuon në flexionin (mbledhjen) e bërrylit. Supinimi është kthimi i parakrahut nga pozicioni me pëllëmbën poshtë, në pozicionin me pëllëmbën lart. Prandaj, ruptura apo …
Ecja në majë të gishtave
Çfarë është ecja në majë të gishtave? Ecja e fëmijës në majë të gishtave është pamundësi apo paaftësi e mbeshtetjes së thembrës në tokë në kontaktin fillestar, gjithashtu edhe në fazat e tjera të ecjes. Ecja e fëmijës në majë të gishtave është relativisht e zakonshme kur fëmijët mësojnë për herë …
Demtimet e Ligamenteve te Supit
Artroskopia e supit është procedurë kirurgjikale miniinvazive që shërben për trajtimin e shumë patollogjive të supit. Tashmë e kthyer në rutinë trajtimi, me këtë procedurë moderne mund të trajtohen shumë probleme të artikulacionit të supit që përpara realizoheshin me kirurgji të hapur. Artroskopia e supit është procedurë kirurgjikale e domosdoshme …
Riparim Ligamenti Kruciat
Ruptura e ligamentit kruciat anterior (ACL) është një dëmtim shumë i shpeshtë, sidomos tek sportistët. Ruptura e ACL ndikon drejtpërdrejtë në stabilitetin antero posterior dhe rotator të gjurit, duke dhënë ndjesinë e daljes se gjurit nga vendi gjatë aktivitetit të përditshëm dhe atij sportiv, duke rrezikuar dëmtimet e menisqeve dhe …
Zgjidhje Kirurgjikale e Rasteve te Nderlikuar
Drejtoria e Strategjisë Akademike dhe Edukimit Mjekësor pranë Spitalit Amerikan, udhëhequr nga Dr.Shk.Lindita Shosha, në bashkëpunim me Albanian Medical Education Association organizuan Masterklas KIRURGJI 3 Fokus “Zgjidhja kirurgjikale e sfidave intraoperatore”. 17 kirurgët më të shquar të disiplinave të ndryshme të kirurgjisë vendase dhe të huaj i njohën pjesëmarrësit me …
Riparim Ligamenti Skafolunat
Instabiliteti skafolunat kronik shoqërohet me dhimbje të vazhdueshme, humbje të fuqisë së kapjes, kufizim të lëvizjeve të artikulacionit radiocarpal. Ruptura e ligamentit skafolunat me kalimin e kohës mund të kompromentojë mekaniken e artikulacionit radiokarpal duke cuar në dëmtime degjenerative të kartilagos artikulare dhe deri në osteoartrit të rëndë të artikulacionit …
Sinoviti Vilonodular i Pigmentuar (PVNS)
Sinoviti villonodular i pigmentuar (PVNS) është një patollogji e rrallë dhe beninje e proliferimit të indit synovial që prek artikulacionet, këllëfet e tendineve dhe bursat. Prek kryesisht grupmoshën 20-40 vjeç. Etiologjia është e panjohur, është e diskutueshme nëse PVNS duhet të konsiderohet një gjëndje inflamatore apo një neoplazi. PVNS intra …
Histori Suksesi
Pas një dëmtimi të rëndë, Noeli 3-vjeçar i është nënshtruar një interveti kirurgjikal kompleks, që u realizua me një ndërhyrje të vetme, falë mundësive të krijuara me investimin në Pediatrinë e Tiranës dhe bashkëpunimit shumë të mirë të mjekëve të shërbimeve të Spitalit të Traumës dhe QSUT. mjekut ortoped dhe …
Trajtimi i daljes së supit nga vëndi
Dalja e supit nga vëndi, luksacioni i artikulacionit scapulohumeral është ndër çrregullimet më të zakonshme në traumatologji. Prek zakonisht popullatën e moshës së re. Dalja e përsëritur e supit nga vëndi është një problem kompleks që mund të përfshijë si patologjitë e indeve të buta ashtu edhe ato kockore. Qasja …
Fibromialgjia
Fibromialgjia është një sindromë klinike e dhimbjes difuze, lodhjes së vazhdueshme dhe crregullimit të gjumit. Kolegji Amerikan i Reumatologjisë përcaktoi dy kritere por diagnostikimin e fibromialgjisë: histori dhimbjeje difuze dhimbje në të paktën 11 nga 18 pika të përcaktuara në palpim. “Dhimbja difuze” është ankesa më e zakonshme dhe kryesore, …
Ortopedi per Femije
Problemet muskuloskeletore të një fëmije janë të ndryshme nga ato të një të rrituri. Fëmijët janë ende në rritje dhe reagimi i trupit ndaj një dëmtimi, infeksioni ose deformimi mund të jetë shumë i ndryshëm nga ai i një të rrituri. Ortopedi pediatër diagnostikon, trajton dhe menaxhon problemet muskuloskeletike tek …
Clirim Kontrakture Dupuytren
Sëmundja e Dupuytren është një gjëndje që prek indet në pëllëmbën e dorës dhe gishtat. Sëmundja Dupuytren mund të prekë një ose më shumë gishta që përkulen përgjithmonë nga brënda. Kontraktura e Dupuytren fillon me një grumbullim të qelizave në pëllëmbën e dorës që çon në gunga të vogla. Këto …
Trajtim Konservativ Skolioze
Trajtimet e skoliozës ndryshojnë, në varësi të madhësisë së kurbës. Fëmijët që kanë kurba të lehta zakonisht nuk kanë nevojë për ndonjë trajtim, megjithëse mund të kenë nevojë për kontrolle të rregullta për të parë nëse kurba po përkeqësohet me rritjen. Korseja ose operacioni mund të nevojiten nëse kurba e …
Trajtim Deformimi PEV PesEkuinoVarus
Trajtim Deformimi PEV PesEkuinoVarus Përfshin gjithashtu kirurgjinë rekonstruktive, në trauma apo dhe anomalitë kongenitale dhe ka për qëllim përmirësimin e funksionit dhe kozmetikës së këmbës. Shumë crregullime apo probleme trajtohen pa operacione duke përdorur imobilizime të ndryshme me splinte, orteza apo dhe allci. Mund të aplikohen injeksione të ndryshme apo …
Dr. Arian Çelaj
Kirurg Ortoped Traumatolog. Kirurgji Dore dhe e Ekstremitetit të Sipërm, Artroskopi Supi, Protezim Supi, Kirurgji e Anomalive të Lindura Kongenitale të Ekstremitetit së Sipërm dhe të Poshtëm, Kirurgji e Sekelave të Paralizës Obstetrikale të Pleksit Brakial. Kirurgji e Nervave Periferik. Protezim Artikulacioni Koksofemoral, Protezim i Artikulacionit të Gjurit, Artroskopi Gjuri, …
Dhimbja e Supit
Dhimbja e supit, tendiniti kalcifikues është një gjëndje shumë e shpeshtë e shkaktuar nga prania e depozitave kalcike në manshetën rrotatore ose në bursën subakromiale-subdeltoide në rastet kur kalcifikimi përhapet rreth tendinave. Mund të shkaktojë dhimbje të konsiderueshme të supit dhe paaftësi. Tendiniti kalcifikues është raportuar në 2,5%-7,5% të shpatullave të …
Artroskopi Supi
Artroskopi apo sic quhet ndryshe kirurgji artroskopike, është një procedurë kirurgjikale miniinvazive në një artikulacion të caktuar, përdor artroskopin, endoskopin për të hyrë brënda në artikulacion me kamera dhe instrumente kirurgjikale, nëpërmjet incizioneve minimale për arësye ekzaminuese apo trajtuese. Eshtë procedurë që realizohet shpesh në artikulacionin e gjurit, supit dhe …
Kirurgji Dore
Kirurgji dore quhet një spektër i gjërë teknikash operatore që kanë lidhje me problemet e dorës, artikulacionit radiokarpal (kycit të dorës) dhe të nervave periferikë të anësisë së sipërme. Përfshin gjithashtu kirurgjinë rekonstruktive, në trauma apo dhe anomalitë kongenitale dhe ka për qëllim përmirësimin e funksionit dhe kozmetikës së dorës. …
Kirurgji këmbe
Kirurgji këmbe quhet një spektër i gjërë teknikash operatore që kanë lidhje me problemet e këmbës, artikulacionit talokrural (kycit të këmbës) dhe të nervave periferikë të këmbës dhe të anësisë së poshtme. Përfshin gjithashtu kirurgjinë rekonstruktive, në trauma apo dhe anomalitë kongenitale dhe ka për qëllim përmirësimin e funksionit dhe …
Gishta të bashkuar SYNDACTYLY
Gishta te bashkuar, SYNDACTYLY Termi Sundactyly, vjen nga fjalët Greke “syn” (i bashkuar) dhe “dactylos” (gisht) dhe është mungesë e diferencimit embrional të gishtave. Është deformimi i lindur më i shpeshtë i dorës dhe mjaft i rëndësishëm përsa i përket aspektit funksional dhe atij estetik. Një deformim i tillë ka një frekuencë 1:2000 lindje të gjalla, është dy herë më i shpeshtë tek meshkujt krahasuar …
Paraliza Obstetrikale
Osteotomia derotatore e humerusit proksimal është teknike operatore për sekelat e paralizes së pleksit brakial. Tek pacjentët me paralizë të lindur të pleksit bakial, imballanca e vazhdueshme muskulare që shoqëron zhvillimin të artikulacjonit të supit, rezulton në displazi progresive të këtij artikulacjoni. Kjo shoqërohet me rritje të retroversjonit të glenoidit, …
Dëmtimi i Meniskut
Dëmtimi i meniskut medial të gjurit është më i shpeshtë se dëmtimi i meniskut lateral pasi nga anatomia është më i stabilizuar me ligamentin e thellë kolateral medial dhe kapsulën artikulare dhe fakti që absorbon 50% të peshës e rrit mundësine e dëmtimit. Menisku medial është strukturë fibrokartilaginoze, amortizues i …
Artroskopi gjuri
Artroskopi gjuri, eshte nje procedure kirurgjikale miniinvazive ne artikulacionin e gjurit. Perdor artroskopin, endoskopin per te hyre brenda ne artikulacion me kamera dhe instrumente kirurgjikale, nepermjet incizioneve minimale per aresye ekzaminuese apo trajtuese. Eshte procedure qe realizohet shpesh ne artikulacionin e gjurit. Artroskopia eshte e preferuar ne shume procedura pasi …