Rikonstruksioni i RLCA. Artroskopia e gjurit si procedure miniinvazive ne demtimet RLCA.

Ruptura e ligamentit kruciat anterior (ACL) është një dëmtim shumë i shpeshtë, sidomos tek sportistët.

Ruptura e ACL ndikon drejtpërdrejtë në stabilitetin antero posterior dhe rotator të gjurit, duke dhënë ndjesinë e daljes se gjurit nga vendi gjatë aktivitetit të përditshëm dhe atij sportiv, duke rrezikuar dëmtimet e menisqeve dhe më vonë në shfaqjen e ndryshimeve sekondare artozike të gjurit.

Rikonstruksioni i ligamentit kruciat anterior (ACL) synon të rivendosë stabilitetin antero-posterior dhe atë rrotator të gjurit.

Me përmirësimin e teknikave të artroskopise së gjurit tashmë edhe rikonstruksioni i ligamentit kruciat të dëmtuar është bërë një procedurë e rutinës, me disa teknika të ndryshme rikonstruksioni.

Teknika që përdor tendinet e Harmstring, semitendinoz, semimembranoz, ka qenë më e preferuara si pasojë e vetive biomekanike të këtyre tendineve, thjeshtësisë së marrjes së graftit, dhe komplikacioneve të pakta.

Mjaft komplikacione janë përshkruar me teknikën BTB, me graft prepatelar, si frakturat e patelës, këputja e tendinit patelar, luksacioni i patelës dhe sindroma e entrapment patelar.

Shumë studime kanë treguar se graftet e hamstring kanë më pak probleme përsa i përket dhimbjes në pjesën e përparme të gjurit, deficite të muskujve kuadriceps apo humbja e ekstensionit krahasuar me autotransplantet BTB patelare.

Graftet e hamstring janë të favorshme sepse lejojnë saktësi kirurgjikale dhe përdoren për një sërë procedurash të tjera kirurgjikale. Në këtë këndvështrim, rindërtimi i katërfishtë me semitendinoz është superior.

Rikonstruksioni me këtë teknikë ka pak sëmundshmëri, shkallë të ulët të rioperimit dhe rezultate të shkëlqyera klinike.

Eshtë teknike artroskopike, miniinvazive, me më pak humbje kockore, me mundësi më të lartë integrimi të tendinit me kockën dhe ruan biomekanikën e gjurit.

Dr. Arian Çelaj

Kirurg Ortoped Traumatolog, Kirurgji Dore & Anësi e Sipërme, Artroskopi, Protezim, Anomali të lindura, Kirurgji e Nervave Periferik, Paraliza Obstetrikale

Gjithashtu mund te lexoni...

Postimet me te klikuara...