Proteze gjuri

Proteze gjuri apo artroplastika e gjurit, eshte procedure kirurgjikale qe konsiston ne zevendesimin protetik te artikulacionit te gjurit te dhimbshem dhe shume te demtuar me nje artikulacion artificial me komponente metalik dhe plastic. Pacientet perfitojne nga cilesia me e mire e protezave qe vijne nga kompanite me te mira te tregut nderkombetar si Smith&Nephew apo Zimmer Biomet.

Cilat jane disa nga trajtimet parandaluese ne demtimet e gjurit?
·       Medikamentet antiinflamatore
·       Suplementet Glucosamine dhe Chondroitin Sulfate
·       Analgjezike
·       Kufizimi i aktiviteteve te renda fizike qe shkaktojne dhimbje
·       Perdorimi i shkopit apo walking per te lehtesuar peshen
·       Fizioterapi
·       Injeksione intraartikulare kortizoni
·       Injeksione me PPP apo PRP
·       Injeksione viscosuplementesh
·       Humbja ne peshe etj

Protezimi realizohet kur elemente te mesiperme te trajtimit nuk kane sukses.

Kjo procedure kirurgjikale eleminon dhimbjen dhe calimin duke permiresuar ndjeshem cilesine e jetes se pacientit qe i nenshtrohet interventit.

Pacienti qe ka nevoje per proteze gjuri, i nenshtrohet shume bilanceve laboratorike, dhe konsultave me specialiste te tjere per vleresimin e gjendjes se pergjithshme. Interventi realizohet kryesisht me anestezi gjenerale ne menyre qe pacienti te mos ndjeje dhimbje gjate interventit.

Interventi ka nivel te larte veshtiresie teknike operatore dhe kerkon kirurg ortoped traumatolog me experience dhe te trajnuar per realizimin e interventeve te tilla.

Mesatarish pacienti qendron 4-6 dite ne spital me nje jastek poshte kembes per te ruajtur pozicionin. Fizioterapia fillon te nesermen e interventit dhe me kalimin e diteve pacienti meson te ece me Walker apo paterica. 

Fizioterapia vashdon me jave dhe me raste disa muaj ne varesi te gjendjes se pergjithshme te pacientit.

Cfare duhet te kete kujdes pacienti me proteze gjuri ne shtepi? 
·       Te mbaje paster dhe te thate plagen operatore
·       Anesia ne elevacion per disa dite dhe me kompresa akulli
·       Te mbaje walker apo paterica
·       Te mos ngase makine
·       Te hiqen qilimat ne shtepi
·       Te mos rrutulloje kemben e operuar nga brenda
·       Te minimizoje ngjitjen e shkallave
·       Te qendroje ulur ne nje karrike te forte dhe te qendrueshme
·       Te kete kujdes nga rrezimet
·       Te perdore ngritese per banjon dhe karrige dhe kapese ne dush
·       Te mos lejoje kafshet shtepijake afer gjate kohes se sherimit

Fisioterapisti juaj do ju ndihmoje nga ana teknike ne adaptimin e ambjenteve dhe me keshilla sesi ju te pershtateni dhe te realizoni sa me mire nevojat dhe aktivitetin tuaj te perditshem.

Pacientet duhet te kene kujdes dhe te jene te vetedijshem se edhe pas zevendesimit protetik dhe sherimit, shume aktivitete sportive dhe pune te renda fizike duhet te shmangen.

Dr. Arian Çelaj

Kirurg Ortoped Traumatolog, Kirurgji Dore & Anësi e Sipërme, Artroskopi, Protezim, Anomali të lindura, Kirurgji e Nervave Periferik, Paraliza Obstetrikale