Kontakti
KONSULTA ORTOPEDIKE
Dr. Arian Çelaj
Kirurg Ortoped – Traumatolog
Dr. Arian Çelaj, me mbi 20 vite eksperiencë dhe mijëra ndërhyrje kirurgjikale të suksesshme, ofron konsulta të specializuara në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të sistemit muskuloskeletor.
I specializuar në qendra ndërkombëtare prestigjioze si Paris (Francë), Shanghai (Kinë) dhe Ahmedabad (Indi), si dhe i certifikuar nga “American College of Surgeons” në menaxhimin e avancuar të traumave (ATLS), Dr. Çelaj garanton kujdes profesional dhe trajtim të personalizuar për çdo pacient.
Shërbimet përfshijnë:
- Kirurgji dore dhe anësi e sipërme
- Paraliza obstetrikale dhe cerebrale
- Anomali të lindura të ekstremiteteve
- Rikonstruksion i ligamenti kruciat
- Artroskopi gjuri dhe supi, protezim
- Protezim i artikulacionit koksofemoral
- Trajtimi i dëmtimeve traumatike dhe patologjive ortopedike
Konsultat zhvillohen në ambiente moderne dhe me standarde të larta profesionale.
Rezervoni vizitën tuaj
Telefononi qendrën përkatëse për të rezervuar vizitën tuaj:
Spitali Amerikan Tiranë
+355 (0) 4 235 7535
Spitali Amerikan Fier
+355 68 606 8095
Cambridge Clinical Laboratories Korçë
+355 68 600 6999
Cambridge Clinical Laboratories Shkodër
+355 68 200 21 28
Klinka Lifeplus Tiranë
+355 69 876 3411
Që të përfitoni sa më shumë nga vizita dhe të eleminoni kosto suplementare të panevojshme, duhet të keni me vete të gjitha ekzaminimet diagnostikuese të realizuara nga ju apo të kërkuara nga mjekë të tjerë, CT. MRI, analiza gjaku, radiografi, bilance biokimike, raporte mjekësore apo rezultate të testeve, sidomos nëse keni nevojë për një opinion të dytë.
