Mateus Frroku
Mateus Frroku

Pershendetje.
Asnjeher nuk jam shprehur ne fb per ate kohe ku me duhej te kaloja dite dhe net shume te veshtira si shume paciente te tjere ne Spitalin Ushtarak ne Tirane si pasoje e nje demtimii shume serioz qe kisha ne parakrah, demtim ky qe erdhi nga nje prerje aksidentale ne xham.
Demtimi dhe nderhyrja kirurgjikale me pas ishin shume serioze.
I pamesuar me ato cfare ndodhin ato dite kerkoja shpres dhe ndihme tek kushdo...sot ne facebook jam perballur me nje foto ne te cilen ndodhen dy doktoret qe per mua ishin shpetimtaret e mi. Sigurisht qe nuk mund te isha indiferent ndaj kesaj fotoje.
FALEMINDERIT Dr. Arian Celaj dhe Dr. Bardhyl GUCE...nuk i gjej dot fjalet...shum gjera harohen ne jete, ju te dy JO.
Faleminderit qe me punen tuaj gjithcka eshte si ne fillim tashme...

Aledon Nokaj
Aledon Nokaj

I nderuar dhe i respektuar doktor Arian Celaj.
Me kete leter doja te ju falenderoja ne emer tem dhe te familjes time. Ne rralle te pare faleminderit qe me shpetuat jeten, qe me keni qendruar afer para gjate dhe pas operimeve jo pak te lehta; qe me keni dhane kurajo dhe mbeshtetje mua dhe sidomos familjes time. Puna juaj e shkelqyer ka mahnitur poashtu edhe doktorat Italian, per kete aresye falenderoj cdo dite Zotin dhe juve.

Jozef Frrokaj
Jozef Frrokaj

Për gjdo gjë në kët jetë duhet ti falenderohem Zotit, por dhe njerzve që të ndihmojn dhe janë afer teje kur ke nevojë, falenderim i veqant në kët moment pranoni ju Dr. Arian Celaj & Dr. Bardhyl Guce. Shum gjera harrohen ne jete por ju çë të dy Jo. Faliminderit qe më punën tuaj gjithëçka është mire vajza ime Eleonita, mu për kët ju jemi shumë mirnjohes per jete e mote, respekt dhe gjitha të mirat për ju sinqerisht Jozefi

Agron Mino
Agron Mino

Doktor Ariani ju falenderoj pa mase per duar e arta dhe shpirtin bujar.
Ju ma bete me te lehte semundjen, ju jam shume mirenjohes.

Luke P.
Luke P.

Profesioni i mjekut është human dhe i shenjtë. Dhashtë zoti që edhe fëmijet tjerë që kan qfardo lloj sëmundjesh apo siptoma që kan nevoj për diagnostifikim të trajtohen nga këta mjekë të rrespektuar, dhe mjek të tjerë që me përkushtim punojn në profesionin e tyre. Faleminderit doktorë të nderuar që u kujdeset  dhe bëtë të mundur që të ju kthehet buzqeshja asaj dhe gjithë familjes.

Spitali Amerikan - American Hospital Albania
Spitali Amerikan - American Hospital Albania

Dera e Spitalit Amerikan është e hapur për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti dhe çdo shërbim Falas!
Luljeta Tabaku tanimë është mirë, operuar një ditë më parë në Spitalin Amerikan 1, nga një dëmtim i rëndë në dorë shkaktuar nga tërmeti.
Dr. Arian Çelaj, Kirurg Ortoped-Traumatolog, Kirurg dore dhe Anesi e sipërme dhe Prof. Dr. Ridvan Alimehmeti, Neurokirurg, Kirurk i nervave periferike; tregojnë se gjithçka shkoi mirë për Luljetën.
Spitali Amerikan i uron një shërim sa më të shpejtë!
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Spitali Amerikan - American Hospital Albania
Spitali Amerikan - American Hospital Albania

Një tjetër sukses i Spitalit Amerikan Nr.1. Tiranë.
Dr. Arian Celaj dhe Dr. Bardhyl Guce realizojnë për herë të parë në Shqipëri reimplantimin e dy gishtave të dorës pas një dëmtimi të rëndë. Dr. Arian Celaj specializuar ne Paris, Francë dhe Shanghai, Kinë për Kirurgjinë e Dorës dhe të Anesisë së Sipërme vlerëson se tashmë ndërhyrje të tilla të avancuara janë një realitet edhe në Shqipëri. Kjo vjen pas një pune të madhe studimi dhe trajnimi i grupit të punës në Laboratorin e Mikrokirurgjisë Eksperimentale Tiranë drejtuar nga Prof.Asc.Dr. Ridvan Alimehmeti si dhe fale kushteve, ekipit bashkëkohor të sallave operatore dhe stafit të Spitalit Amerikan Nr.1. Tiranë.

Sadri Hulaj
Sadri Hulaj

Dr.Arian Celaj Ju pergezojm juve dhe ekipin per sukseset e radhes.Profesionistet entuziast si ju e kolege tjere nuk i ndale askush ne realizimin e synimeve te sinqerta e te mira.Pershendetje per ju ekipin tuaj edhe shoqerine e madhe te profesionit mjekesor dhe me gjere qytetaret te cilet kane vemendjen dhe shpresojn suksese te profesionistet e mjekesise...

Besnik Lamce
Besnik Lamce

Dr. Ariani eshte njeri mbi te gjitha. Ai meriton cdo gje.... Uroj te gjeje force, perkrahje dhe mbeshtetje ne arritjet dhe synimet e tij. BEKUAER QOFSH dhe ZOTI te ndimofte o Miku im.

Vjollca Halaj
Vjollca Halaj

Te uroj shum suksese ne pune, te pershnes per keshillat qe me sugjerove para 7 vitesh per broblemin tim, mirnjohje pa Fund nga ana ime, pac miresi ne familje e profesion.

Vidush Bushati
Vidush Bushati

Suksese te lumshin duart Dr Arjani qe ju kthen pacienteve aftesine per pune.

Vjollca Kadiu
Vjollca Kadiu

Doctor me Duar te arta .I jam mirnjohese pa mas.Je nje doktor me zemer te art e duar flori.Suksese dhe respekt pa fund

Ilirjana Bakalli
Ilirjana Bakalli

Profesionist ekselent, me mendje e duar te arta, por dhe njeri i mrekullueshem. Eshte fat te kesh mjeke te tille.

Kristina Marku
Kristina Marku

Suksese te metejshme.Je me duar te arta dhe zemer te madhe.Respekte.

Artan Mujo
Artan Mujo

Respekte per ju doktor Arjani.Doktor me zemer te madhe dhe duar te arta.

Farmacia Bardhi HB
Farmacia Bardhi HB

Komplimente Dr.Ariani.
Mjek i arrirre ne gjitha drejtimet.
Suksese me tej!

Livia
Livia

Before saying that you are an extraordinary doctor, I want to tell you that you are an extraordinary human being.
Thanks Doctor.

Etleva Gjergji Breti❤
Etleva Gjergji Breti❤

Dy superheronjtë e vajzës sime fabjonës zoti ju rujtë mirënjohje te pafundme dhe🤲 të thellë për ju dy! Shumë respekte 🤲

Bernard Leka
Bernard Leka

Gjithmone i suksesshem,kerkues ndaj vehtes dhe gjithmone do te ece perpara drejt majave me te larta te mjekesise moderne.

Fabjona BretiPaciente

Gezuar Vitin e Ri Doktor  Ariani!

Qofte ky vit sa me i mbare per ty dhe familjen tende.

Dashuria, lumturia dhe harmonia qofshin pjese e rrugetimit tuaj!

Faleminderit shume nga thedhesia e shpirtit e zemres qe fale jush po festoj nje tjeter Vit!

Jeni heronj te vertete!

Zoti ju bekofte!

Jam Fabjona!

Valbona Prenika
Valbona PrenikaPrindi i pacientit

Të uroj me shpirt paç vetëm të mira gjithë jetën,të falënderoj shumë për gjithçka që ke bërë.

Flutura Suli

Një pritje njërëzore nga ana e mjekut , sqarim edhe në detaje,pastaj profesionale, kam ngelur shumë shumë e kënaqur,edhe personeli shumë i sjellshëm.