Dëmtimet traumatike të tendineve në dorë dhe parakrah

Dëmtimet traumatike të tendineve në dorë dhe parakrah janë mjaft të shpeshta në praktikën klinike. Tendinet e dorës janë struktura si kordone që lidhin muskujt me kockat, shkojnë nga parakrahu përgjatë kyçit të dorës, pëllëmbës dhe në gishta, dhe shërbejnë për mbledhjen dhe shtrirjen e gishtave. Në këtë mënyrë realizohet funksioni kapës i dorës. Dëmtimet …

Demtimi i muskulit Biceps

Muskuli Biceps është një nga muskujt më të rëndësishëm në pjesën e përparme të krahut. Muskuli Biceps është një supinator i fuqishëm i parakrahut dhe gjithashtu kontribuon në flexionin (mbledhjen) e bërrylit. Supinimi është kthimi i parakrahut nga pozicioni me pëllëmbën poshtë, në pozicionin me pëllëmbën lart. Prandaj, ruptura apo këputja e bicepsit distal, të …

Ecja e fëmijës në majë të gishtave

Çfarë është ecja në majë të gishtave? Ecja e fëmijës në majë të gishtave është pamundësi apo paaftësi e mbeshtetjes së thembrës në tokë në kontaktin fillestar, gjithashtu edhe në fazat e tjera  të ecjes. Ecja e fëmijës në majë të gishtave është relativisht e zakonshme kur fëmijët mësojnë për herë të parë të ecin. Kjo …

Dhimbjet e supit, demtimet e manshetes rotatore, instabiliteti, impingement etj. Artroskopia e Supit si procedure miniinvazive ne trajtimin e problemeve te supit.

Artroskopia e supit është procedurë kirurgjikale miniinvazive që shërben për trajtimin e shumë patollogjive të supit. Tashmë e kthyer në rutinë trajtimi, me këtë procedurë moderne mund të trajtohen shumë probleme të artikulacionit të supit që përpara realizoheshin me kirurgji të hapur. Artroskopia e supit është procedurë kirurgjikale e domosdoshme në trajtimin e patollogjive si …

Rikonstruksioni i RLCA. Artroskopia e gjurit si procedure miniinvazive ne demtimet RLCA.

Ruptura e ligamentit kruciat anterior (ACL) është një dëmtim shumë i shpeshtë, sidomos tek sportistët. Ruptura e ACL ndikon drejtpërdrejtë në stabilitetin antero posterior dhe rotator të gjurit, duke dhënë ndjesinë e daljes se gjurit nga vendi gjatë aktivitetit të përditshëm dhe atij sportiv, duke rrezikuar dëmtimet e menisqeve dhe më vonë në shfaqjen e …

Masterklas KIRURGJI 3 Fokus “Zgjidhja kirurgjikale e sfidave intraoperatore” 25 Mars 2023

Drejtoria e Strategjisë Akademike dhe Edukimit Mjekësor pranë Spitalit Amerikan, udhëhequr nga Dr.Shk.Lindita Shosha, në bashkëpunim me Albanian Medical Education Association organizuan Masterklas KIRURGJI 3 Fokus “Zgjidhja kirurgjikale e sfidave intraoperatore”. 17 kirurgët më të shquar të disiplinave të ndryshme të kirurgjisë vendase dhe të huaj i njohën pjesëmarrësit me teknikat më moderne dhe rastet …

Rikonstruksioni i ligamentit skafolunat, nje sfide e rendesishme ne kirurgjine e dores.

Instabiliteti skafolunat kronik shoqërohet me dhimbje të vazhdueshme, humbje të fuqisë së kapjes, kufizim të lëvizjeve të artikulacionit radiocarpal. Ruptura e ligamentit skafolunat me kalimin e kohës mund të kompromentojë mekaniken e artikulacionit radiokarpal duke cuar në dëmtime degjenerative të kartilagos artikulare dhe deri në osteoartrit të rëndë të artikulacionit radiocarpal. Rikonstruksioni i ligamentit skafolunat …

Sinoviti villonodular i pigmentuar (PVNS)

Sinoviti villonodular i pigmentuar (PVNS) është një patollogji e rrallë dhe beninje e proliferimit të indit synovial që prek artikulacionet, këllëfet e tendineve dhe bursat.  Prek kryesisht grupmoshën 20-40 vjeç.  Etiologjia është e panjohur, është e diskutueshme nëse PVNS duhet të konsiderohet një gjëndje inflamatore apo një neoplazi.  PVNS intra artikular shpesh prek artikulacionet e …

Histori Suksesi @Ogerta Manastirliu

Pas një dëmtimi të rëndë, Noeli 3-vjeçar i është nënshtruar një interveti kirurgjikal kompleks, që u realizua me një ndërhyrje të vetme, falë mundësive të krijuara me investimin në Pediatrinë e Tiranës dhe bashkëpunimit shumë të mirë të mjekëve të shërbimeve të Spitalit të Traumës dhe QSUT. mjekut ortoped dhe të kirurgjisë së dorës, Dr. …

Fibromialgjia

Fibromialgjia është një sindromë klinike e dhimbjes difuze, lodhjes së vazhdueshme dhe crregullimit të gjumit.  Kolegji Amerikan i Reumatologjisë përcaktoi dy kritere por diagnostikimin e fibromialgjisë:  histori dhimbjeje difuze  dhimbje në të paktën 11 nga 18 pika të përcaktuara në palpim. “Dhimbja difuze” është ankesa më e zakonshme dhe kryesore, megjithëse dhimbja mund të përqëndrohet …

Rekord i listës së pritjes së pacientëve në Angli

Numri i pacientëve në pritje të trajtmit rutinë në Angli, tashmë është një record. 6,000,000 pacientë ishin në pritje të trajtimit në fund të gushtit 2022. Mbi 387,257 pacientë në Angli janë në pritje prej mbi 12 muaj për trajtimin e tyre, statistike kjo që nga gushti 2017 dhe në vazhdim. Mbi 2,646 pacientë kanë …

Cfarë trajton ortopedia pediatrike ?

Problemet muskuloskeletore të një fëmije janë të ndryshme nga ato të një të rrituri. Fëmijët janë ende në rritje dhe reagimi i trupit ndaj një dëmtimi, infeksioni ose deformimi mund të jetë shumë i ndryshëm nga ai i një të rrituri. Ortopedi pediatër diagnostikon, trajton dhe menaxhon problemet muskuloskeletike tek fëmijët, duke përfshirë: Artrogripoza Kamptodaktili  …

Trajtimi jo-kirurgjikal për kontrakturën Dupuytren

Sëmundja e Dupuytren është një gjëndje që prek indet në pëllëmbën e dorës dhe gishtat. Sëmundja Dupuytren mund të prekë një ose më shumë gishta që përkulen përgjithmonë nga brënda. Kontraktura e Dupuytren fillon me një grumbullim të qelizave në pëllëmbën e dorës që çon në gunga të vogla. Këto gunga janë beninje (jo kanceroze) …

Dridhja e duarve

Dridhja e duarve është lëvizje e pavullnetshme e duarve, është e shpeshtë në moshën e mesme dhe të vjetër. Dridhjet e  forta të duarve mund të krijojnë vështirësi në aktivitetin e përditshëm, ushqyerje, veshje etj. Dridhja e duarve mund të ndodhë në pushim (Parkinsoni) ose mund të shtohet me aktivitetin fizik.  Dridhja e duarve që shtohet …

Masterklas Kirurgji 26 Mars 2022

Më 26 Mars 2022 Spitali Amerikan në bashkëpunim me Shoqatën AMEA organizojnë Masterklasin e Kirurgjisë në Plaza Hotel Tirana me fokus: “Kirurgjia elitare – zgjidhjet sfiduese të rasteve komplekse kirurgjikale”.  Qëllimi i këtij masterklasi është që të mbledhë ekspertët më të njohur shqiptarë dhe të rajonit për t’u njohur me meteknikat më moderne dhe rastet ekstreme në kirurgji.   Kirurgjitë madhore, vendimmarrja …

Dhimbja e kycit të dorës, sëmundja e Kienbock

Dhimbja e kycit të dorës, sëmundja e Kienbock është ndërprerja e ushqyerjes me gjak të njërës prej kockave të vogla në kycin e dorës. Është një crregudhim i rradhë kockor me etiologji të panjohur. Nëse lihet pa trajtuar ky crregullim shoqërohet me fragmentizim, kolaps progresiv dhe për pasojë me artrit të artikulacionit radiokarpal, kycit të …

Dhimbja e supit, tendiniti i kalcifikuar

Dhimbja e supit, tendiniti kalcifikues është një gjëndje shumë e shpeshtë e shkaktuar nga prania e depozitave kalcike në manshetën rrotatore ose në bursën subakromiale-subdeltoide në rastet kur kalcifikimi përhapet rreth tendinave. Mund të shkaktojë dhimbje të konsiderueshme të supit dhe paaftësi. Tendiniti kalcifikues është raportuar në 2,5%-7,5% të shpatullave të shëndetshme tek të rriturit, shfaqet …

Artroskopi Gjuri, Supi

Artroskopi apo sic quhet ndryshe kirurgji artroskopike, është një procedurë kirurgjikale miniinvazive në një artikulacion të caktuar, përdor artroskopin, endoskopin për të hyrë brënda në artikulacion me kamera dhe instrumente kirurgjikale, nëpërmjet incizioneve minimale për arësye ekzaminuese apo trajtuese. Eshtë procedurë që realizohet shpesh në artikulacionin e gjurit, supit dhe pak me rrallë në atë …

Kirurgji Dore

Kirurgji dore quhet një spektër i gjërë teknikash operatore që kanë lidhje me problemet e dorës, artikulacionit radiokarpal (kycit të dorës) dhe të nervave periferikë të anësisë së sipërme. Përfshin gjithashtu kirurgjinë rekonstruktive, në trauma apo dhe anomalitë kongenitale dhe ka për qëllim përmirësimin e funksionit dhe kozmetikës së dorës. Shumë crregullime apo probleme trajtohen …

Kirurgji këmbe

Kirurgji këmbe quhet një spektër i gjërë teknikash operatore që kanë lidhje me problemet e këmbës, artikulacionit talokrural (kycit të këmbës) dhe të nervave periferikë të këmbës dhe të anësisë së poshtme. Përfshin gjithashtu kirurgjinë rekonstruktive, në trauma apo dhe anomalitë kongenitale dhe ka për qëllim përmirësimin e funksionit dhe kozmetikës së këmbës. Shumë crregullime …

Gishta të bashkuar, SYNDACTYLY

Gishta te bashkuar, SYNDACTYLY Termi Sundactyly, vjen nga fjalët Greke “syn” (i bashkuar) dhe “dactylos” (gisht) dhe është mungesë e diferencimit embrional të gishtave.  Është deformimi i lindur më i shpeshtë i dorës dhe mjaft i rëndësishëm përsa i përket aspektit funksional dhe atij estetik. Një deformim i tillë ka një frekuencë 1:2000 lindje të gjalla, është dy herë më i shpeshtë tek meshkujt krahasuar me femrat. Në 50% të rasteve deformimi është bilateral.  …

Dëmtimet më të shpeshta gjatë vrapimit

Vrapimi është një ndër sportet më të preferuar dhe me përdorim më masiv në popullatë. Si cdo aktivitet tjetër fizik intensiv edhe vrapimi shoqërohet me dëmtime fizike që kërkojnë kujdes, trajtim ambulator apo edhe të specializuar ortopedik në rastet me problematike. Dëmtimet mund të parandalohen me pak kujdes para dhe pas aktivitetit fizik. Dëmtimet gjatë …

Cfarë është procedura Artroskopi ?

Cfarë është procedura Artroskopi ? Artroskopia është një procedurë kirurgjikale miniinvazive në një artikulacion të caktuar, përdor artroskopin, endoskopin për të hyrë brënda në artikulacion me kamera dhe instrumente kirurgjikale, nëpërmjet incizioneve minimale për arësye ekzaminuese apo trajtuese. Eshtë procedure që realizohet shpesh në artikulacionin e gjurit, supit dhe pak më rrallë në atë të …

Sa kohë zgjat proteza e artikulacionit koksofemoral ?

Sa kohë zgjat proteza e artikulacionit koksofemoral; kërllokullës? Kjo është pyetja më e shpeshtë që bëjnë pacientët përpara se ti nënshtohen një operacioni të tillë. Me teknologjinë më të re, materialet më të mira dhe teknikat më të avancuara kirurgjikale konstatohet edhe një rritje e konsiderueshme e jetëgjatësisë së zëvëndësimeve protetike tek pacientët. Megjithatë, edhe …

Infeksionet e dorës

Infeksionet e dorës janë të shpeshta në kirurgjinë e dorës. Shumica e rasteve nuk janë urgjente, dhe trajtimi korrekt i tyre është i rëndësishëm për të arritur rezultate të mira. Infeksionet e dorës më rradhë mund të jenë të rënda: si tenosinoviti flexor apo fasciti nekrotizues dhe kërkojnë diagnostikim dhe trajtim urgjent dhe në disa …

Roli i përdorimit të celularit në dhimbjet e dorës dhe tendinitet.

Përdorimi i tepërt i gishtave përmes lëvizjeve të përsëritura, të tilla si shtypja në telefonat celulare smart gjatë mesazheve dhe lundrimi në mediat sociale, është një problem real që mund të shoqërohet me tendinite dhimbje të forta të gishtave që mund të pengojnë në aktivitetin normal të përditshëm. Tenosinoviti stenozant, shkaktohet nga përdorimi i përsëritur …

PRP (Platelet-rich plasma) në trajtimin e dëmtimeve tendinoze dhe tendinitet.

PRP (Platelet-rich plasma) është plazma e gjakut e koncentruar me trombocite autologe (të vetë pacientit). PRP përmban faktorë rritjeje dhe citokina që stimulojnë shërimin e kockave dhe indeve të buta. Trajtimet aktuale për dëmtimet kronike të tendineve janë të natyrës së përkohshme dhe nuk ofrojnë qehtësim afatgjatë. Injeksionet e kortizonit janë provuar të rrisin rrezikun e rupturës së tendinit …

Paraliza obstetrikale, osteotomia derotatore e humerusit proksimal

Osteotomia derotatore e humerusit proksimal është teknike operatore për sekelat e paralizes së pleksit brakial. Tek pacjentët me paralizë të lindur të pleksit bakial, imballanca e vazhdueshme muskulare që shoqëron zhvillimin të artikulacjonit të supit, rezulton në displazi progresive të këtij artikulacjoni. Kjo shoqërohet me rritje të retroversjonit të glenoidit, sheshim të kokës së humerusit …