Dr Arian Celaj. Kirurg Ortoped Traumatolog

Kirurgji këmbe

Kirurgji këmbe quhet një spektër i gjërë teknikash operatore që kanë lidhje me problemet e këmbës, artikulacionit talokrural (kycit të këmbës) dhe të nervave periferikë të këmbës dhe të anësisë së poshtme.

Përfshin gjithashtu kirurgjinë rekonstruktive, në trauma apo dhe anomalitë kongenitale dhe ka për qëllim përmirësimin e funksionit dhe kozmetikës së këmbës.

Shumë crregullime apo probleme trajtohen pa operacione duke përdorur imobilizime të ndryshme me splinte, orteza apo dhe allci. 

Mund të aplikohen injeksione të ndryshme apo mund të trajtohen vetëm me fizioterapi.

Zakonisht procedurat janë kirurgji ditore, me anestezi lokale, lokoregjionale apo edhe gjenerale (më rradhë) për pacientët femijë.

Përdoren instrumenta specifike të kirurgjisë së këmbës, lupa apo mikroskop, që japin mundësinë e realizimit të teknikave delikate kirurgjikale.

Fizioterapia pas operacioneve në këmbë është shumë e rëndësishme dhe realizohet nga specialistë të fushës.

Cilat janë arësyet që një pacient ka nevojë për kirurgji këmbe?

•Riparimet e tendinit të akilit apo akilotomi tek femijët

•Clubfoot apo deformimi Pes ekuinovarus

•Pes planus apo këmba dystaban

•Fuzionim i artikulacioneve, artrodezat

•Trajtimi i frakturave të këmbës

•Kirurgji e metatarseve

•Kirurgjia e neuromës Morton

•Deformime të gishtave të këmbës

•Kirurgji rekonstruktive

Hallux valgus

•Ndryshimet degjenerative që prekin strukturat e këmbës

•Defekte të këmbës që janë present në lindje apo kongenitale 

•Gishti cekic

•Artritet e artikulacionit talokrural

•Fasciti plantar

•Transfertat tendinoze në paraliza

•Bunioni etj

Interventet e kirurgjisë së këmbës konsiderohen delikate dhe kanë nivel vështirësie që varion. Rekomandohet që intervente të tilla të realizohen nga specialistë të trajnuar dhe specializuar në lidhje me kirurgjinë e këmbës. Një kirurg këmbe ka pregatitje më të thelluar në lidhje me diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e crregullimeve, problemeve të këmbës, artikulacionit talokrural dhe të kërcirit. Gjithashtu shumë kirurgë këmbe kanë trajnime suplementare që ju shërbejnë të trajtojnë shumë mirë edhe problemet e gjurit dhe të artikulacionit koksofemoral.

Dr. Arian Çelaj

Kirurg Ortoped Traumatolog, Kirurgji Dore & Anësi e Sipërme, Artroskopi, Protezim, Anomali të lindura, Kirurgji e Nervave Periferik, Paraliza Obstetrikale

Gjithashtu mund te lexoni...

Postimet me te klikuara...