Efektet e temperaturës së lartë tek pacientët ortopedike, janë dokumentur gjërësisht në literaturë. Temperaturat e larta e përkeqësojne gjëndjen e një sërë problemesh kronike ortopedike, gjithashtu edhe tek pacientët që hospitalizohen dhe i nënshtrohen trajtimit kirurgjikal. Infeksioni është një ndërlikim i shpeshte tek pacientët që hospitalizohen apo i nënshtrohen procedurave kirurgjikale, dhe ndodh mesatarisht në …
Tag: ortoped per femije
Trajtimi jo-kirurgjikal për kontrakturën Dupuytren
Sëmundja e Dupuytren është një gjëndje që prek indet në pëllëmbën e dorës dhe gishtat. Sëmundja Dupuytren mund të prekë një ose më shumë gishta që përkulen përgjithmonë nga brënda. Kontraktura e Dupuytren fillon me një grumbullim të qelizave në pëllëmbën e dorës që çon në gunga të vogla. Këto gunga janë beninje (jo kanceroze) …
Dridhja e duarve
Dridhja e duarve është lëvizje e pavullnetshme e duarve, është e shpeshtë në moshën e mesme dhe të vjetër. Dridhjet e forta të duarve mund të krijojnë vështirësi në aktivitetin e përditshëm, ushqyerje, veshje etj. Dridhja e duarve mund të ndodhë në pushim (Parkinsoni) ose mund të shtohet me aktivitetin fizik. Dridhja e duarve që shtohet …
Masterklas Kirurgji 26 Mars 2022
Më 26 Mars 2022 Spitali Amerikan në bashkëpunim me Shoqatën AMEA organizojnë Masterklasin e Kirurgjisë në Plaza Hotel Tirana me fokus: “Kirurgjia elitare – zgjidhjet sfiduese të rasteve komplekse kirurgjikale”. Qëllimi i këtij masterklasi është që të mbledhë ekspertët më të njohur shqiptarë dhe të rajonit për t’u njohur me meteknikat më moderne dhe rastet ekstreme në kirurgji. Kirurgjitë madhore, vendimmarrja …
Dhimbja e kycit të dorës, sëmundja e Kienbock
Dhimbja e kycit të dorës, sëmundja e Kienbock është ndërprerja e ushqyerjes me gjak të njërës prej kockave të vogla në kycin e dorës. Është një crregudhim i rradhë kockor me etiologji të panjohur. Nëse lihet pa trajtuar ky crregullim shoqërohet me fragmentizim, kolaps progresiv dhe për pasojë me artrit të artikulacionit radiokarpal, kycit të …
Gishta të bashkuar, SYNDACTYLY
Gishta te bashkuar, SYNDACTYLY Termi Sundactyly, vjen nga fjalët Greke “syn” (i bashkuar) dhe “dactylos” (gisht) dhe është mungesë e diferencimit embrional të gishtave. Është deformimi i lindur më i shpeshtë i dorës dhe mjaft i rëndësishëm përsa i përket aspektit funksional dhe atij estetik. Një deformim i tillë ka një frekuencë 1:2000 lindje të gjalla, është dy herë më i shpeshtë tek meshkujt krahasuar me femrat. Në 50% të rasteve deformimi është bilateral. …
Dëmtimet më të shpeshta gjatë vrapimit
Vrapimi është një ndër sportet më të preferuar dhe me përdorim më masiv në popullatë. Si cdo aktivitet tjetër fizik intensiv edhe vrapimi shoqërohet me dëmtime fizike që kërkojnë kujdes, trajtim ambulator apo edhe të specializuar ortopedik në rastet me problematike. Dëmtimet mund të parandalohen me pak kujdes para dhe pas aktivitetit fizik. Dëmtimet gjatë …
Cfarë është procedura Artroskopi ?
Cfarë është procedura Artroskopi ? Artroskopia është një procedurë kirurgjikale miniinvazive në një artikulacion të caktuar, përdor artroskopin, endoskopin për të hyrë brënda në artikulacion me kamera dhe instrumente kirurgjikale, nëpërmjet incizioneve minimale për arësye ekzaminuese apo trajtuese. Eshtë procedure që realizohet shpesh në artikulacionin e gjurit, supit dhe pak më rrallë në atë të …
Disa fakte argëtuese në lidhje me strukturat anatomike të dorës
Disa fakte argëtuese në lidhje me strukturat anatomike të dorës. A e dinit se cdo dorë përmban plus, minus 29 kocka, 29 artikulacione,123 ligamente, 34 muskuj, 48 nerva dhe 30 arterie? A e dini se sa më i lartë të jetë niveli i testosteronit, aq më i gjatë do të jetë gishti i unazës? E …
Sa kohë zgjat proteza e artikulacionit koksofemoral ?
Sa kohë zgjat proteza e artikulacionit koksofemoral; kërllokullës? Kjo është pyetja më e shpeshtë që bëjnë pacientët përpara se ti nënshtohen një operacioni të tillë. Me teknologjinë më të re, materialet më të mira dhe teknikat më të avancuara kirurgjikale konstatohet edhe një rritje e konsiderueshme e jetëgjatësisë së zëvëndësimeve protetike tek pacientët. Megjithatë, edhe …
Infeksionet e dorës
Infeksionet e dorës janë të shpeshta në kirurgjinë e dorës. Shumica e rasteve nuk janë urgjente, dhe trajtimi korrekt i tyre është i rëndësishëm për të arritur rezultate të mira. Infeksionet e dorës më rradhë mund të jenë të rënda: si tenosinoviti flexor apo fasciti nekrotizues dhe kërkojnë diagnostikim dhe trajtim urgjent dhe në disa …
Roli i përdorimit të celularit në dhimbjet e dorës dhe tendinitet.
Përdorimi i tepërt i gishtave përmes lëvizjeve të përsëritura, të tilla si shtypja në telefonat celulare smart gjatë mesazheve dhe lundrimi në mediat sociale, është një problem real që mund të shoqërohet me tendinite dhimbje të forta të gishtave që mund të pengojnë në aktivitetin normal të përditshëm. Tenosinoviti stenozant, shkaktohet nga përdorimi i përsëritur …
PRP (Platelet-rich plasma) në trajtimin e dëmtimeve tendinoze dhe tendinitet.
PRP (Platelet-rich plasma) është plazma e gjakut e koncentruar me trombocite autologe (të vetë pacientit). PRP përmban faktorë rritjeje dhe citokina që stimulojnë shërimin e kockave dhe indeve të buta. Trajtimet aktuale për dëmtimet kronike të tendineve janë të natyrës së përkohshme dhe nuk ofrojnë qehtësim afatgjatë. Injeksionet e kortizonit janë provuar të rrisin rrezikun e rupturës së tendinit …
Paraliza obstetrikale, osteotomia derotatore e humerusit proksimal
Osteotomia derotatore e humerusit proksimal është teknike operatore për sekelat e paralizes së pleksit brakial. Tek pacjentët me paralizë të lindur të pleksit bakial, imballanca e vazhdueshme muskulare që shoqëron zhvillimin të artikulacjonit të supit, rezulton në displazi progresive të këtij artikulacjoni. Kjo shoqërohet me rritje të retroversjonit të glenoidit, sheshim të kokës së humerusit …
Qafa e shtrembër, torticollis
Torticollis, qafa e shtrembër, qafa tenton të përkulet në njërën anë, duke shkaktuar animin e kokës. Është një shenjë, simptomë klinike që haset shpesh, në një numër të madh gjëndjesh patollogjike. Pjesa e sipërme e kokës përgjithësisht anon në njërën anë, ndërsa mjekra anon në anën tjetër. Shkaqet e torticollis janë të ndryshme, dhe indentifikimi i …
Dëmtimi i Meniskut Medial të Gjurit
Dëmtimi i meniskut medial të gjurit është më i shpeshtë se dëmtimi i meniskut lateral pasi nga anatomia është më i stabilizuar me ligamentin e thellë kolateral medial dhe kapsulën artikulare dhe fakti që absorbon 50% të peshës e rrit mundësine e dëmtimit. Menisku medial është strukturë fibrokartilaginoze, amortizues i rëndësishëm në aspektin e brëndshëm …
ATLS® Albania Course në Tiranë me Dt.01-05 Nëntor 2021
Advanced trauma life support (ATLS) është një program trajnimi për menaxhimin e rasteve të traumave akute, i zhvilluar nga Kolegji Amerikan i Kirurgëve. Programi është miratuar në të gjithë botën në mbi 60 vende. Kolegji Amerikan i Kirurgëve i Komitetit të Traumës ka trajnuar në kursin ATLS mbi 1 milion mjekë, në më shumë se …
Paraliza e pleksit brakial në lindje si dhe indikacionet neurokirurgjikale
Prof. Dr. Ridvan Alimehmeti. Me paralizë të pleksit brakial në lindje kuptojmë konstatimin në lindje të deficitit neurologjik në nivel të pleksit brakial. Megjithë përpjekjet për të ulur përqindjet e hasjes së PLPB, vërehet mbetje në nivel 1-5 fëmijë në 1000 të lindur gjallë edhe në vende të zhvilluara. Ajo që ne si mjekë dëshirojmë …
Artroskopia e gjurit
Artroskopia e gjurit, eshte nje procedure kirurgjikale miniinvazive ne artikulacionin e gjurit. Perdor artroskopin, endoskopin per te hyre brenda ne artikulacion me kamera dhe instrumente kirurgjikale, nepermjet incizioneve minimale per aresye ekzaminuese apo trajtuese. Eshte procedure qe realizohet shpesh ne artikulacionin e gjurit. Artroskopia eshte e preferuar ne shume procedura pasi rezulton ne me pak …
Sindroma e bandes amniotike
Sindroma e bandës amniotike (SBA) përkufizohet si një seri keqformimesh kongjenitale që i atribuohen strikturave të bandave amniotike që prekin pjesë të ndryshme të fetusit gjatë jetës intrauterine, me një spektër të gjërë çrregullimesh anatomike, duke variuar nga striktura cirkumferenciale të thjeshta dhe limfedemë e gishtave deri në deformime dhe anomali kongjenitale komplekse, në disa raste të papajtueshme me jetën.
Deformimi i kembes hallux valgus
Deformimi i kembes hallux valgus eshte nje nder deformimet me te shpeshta te kembes, me etiologji multifaktoriale, me deficite te gradeve te ndryshme funksionale dhe metatarsalgji.
Rikonstruksioni i tendinit flektor të dorës
Rikonstruksioni i tendinit flektor të dorës me dy faza, duke përdorur një spacer të tendinit në fazën e parë dhe transplant tendinoz të tendinit në fazën e dytë, është trajtimi më i pranuar për pacientët me prognozë të dobët nga rindërtimi primar, rastet e neglizhuara ose të patrajtuara.
Ortoped apo reumatolog; per cfare specialisti kam nevoje?
Ne shume raste problemet qe nje pacient paraqet jane situata qe i vene ne dileme se kujt specialisti duhet ti drejtohen per trajtim te specializuar. Patjeter qe mjeku i familjes do ti orientoje drejt konsultave specialistike sipas nevojes qe cdo problem paraqet.
Rendesia e fizioterapise ne ortopedi
Fizioterapia aplikon ushtrime specifike sipas programeve apo protokolleve te caktuara per te permiresuar gamen e levizjeve, funksionin dhe cilesine e jetes tek pacienti.Ndihmon pacientin ne rikuperimin me te shpejte nga frakturat, demtimet apo pas nderhyrjeve kirurgjikale te artikulacioneve, kollones vertebrale, demtimet e kokes, problemet pulmonare dhe pacientet me semundje kronike.
Pandemia Covid-19 dhe kirurgjia ortopedike
Pandemia Covid-19 ka bere qe ne mjaft spitale te shtyhen operacionet e planifikuara. Kjo eshte bere ne menyre qe burimet dhe kapacitetet e tyre spitalore te sigurojne sherbim per pacientet me te semure dhe urgjencat kirurgjikale.
Sa zgjat rikuperimi pas kirurgjise se dores?
Rikuperimi pas nje operacioni ne dore apo artikulacionin radiokarpal zgjat nga disa jave ne disa muaj. Ndonjehere edhe me gjate, kjo ne varesi te procedures kirurgjikale qe do i nenshtroheni.
Proteza e artikulacionit koksofemoral
Proteza e artikulacionit koksofemoral (Kerllokulles) eshte procedure kirurgjikale qe konsiston ne zevendesimin protetik te artikulacionit koksofemoral te dhimbshem dhe shume te demtuar me nje artikulacion artificial me komponente metalik dhe plastic.
Procedurat me te shpeshta ne kirurgji dore
Interventet e kirurgjise se dores konsiderohen delikate dhe kane nivel te larte veshtiresie ne teknike operatore. Rekomandohet qe intervente te tilla te realizohen nga specialiste te trajnuar dhe specializuar ne lidhje me kirurgjine e dores.
Gishta të tepërt, POLYDACTYLY
Polidaktilia Ulnare Postaksiale eshte nje deformim i lindur i dores qe njihet gjithashtu si duplikimi i gishtit te peste, hekzadaktilia postaksiale apo duplikimi ulnar. Prezantohet si nje gisht i gjashte pas atij te peste te dores.
Gishti kërcitës, Triger Finger
Triger finger, gishti kërcitës është një problem shumë i shpeshtë. Është një gjëndje e dhimbshme që i bën gishtat ose gishtin e madh të bllokohen. Mund të prekë një ose më shumë gishta në të njëjtën kohë, njërën ose të dy duart. Ndryshe quhet tenosinovitit stenozant, kur prek gishtin e madh, quhet Trigger Thumb. Ndodh kur reaksioni …