Artroskopi gjuri Dr Arian Celaj

Cfarë është procedura Artroskopi ?

Cfarë është procedura Artroskopi ?

Artroskopia është një procedurë kirurgjikale miniinvazive në një artikulacion të caktuar, përdor artroskopin, endoskopin për të hyrë brënda në artikulacion me kamera dhe instrumente kirurgjikale, nëpërmjet incizioneve minimale për arësye ekzaminuese apo trajtuese.

Eshtë procedure që realizohet shpesh në artikulacionin e gjurit, supit dhe pak më rrallë në atë të bërrylit, art. radiokarpal, talokrural apo atë koksofemoral, dhe shumë më rrallë në artilacione të tjera.

Artroskopi është i preferuar në shumë procedura pasi rezulton në më pak dhimbje pas operacionit krahasimisht me kirurgjinë e hapur, me pak kufizim të lëvizjeve dhe pacienti rikuperohet më shpejt.

Kur pacienti e ka të domosdoshme procedurën kirurgjikale që quhet Artroskopi?
·       Në rupturat e ligamentit kruciat anterior dhe posterior
·       Në pozicionimet jo normale të kupës së gjurit, patelës
·       Kur ka copa të kartilagos brënda në artikulacion të gjurit
·       Heqjq e cistit Baker
·       Frakturat intraartikulare të platosë tibiale
·       Rupturat e menisqeve
·       Tendinitet dhe bursitet e supit
·       Akromioplastike supi në sindromën e impingement
·       Në riparimin e SLAP në sup
·       Luksacionin, daljen jashtë të supit
·       Në supin e ngrirë
·       Dëmtimet e mashetës rotatore të supit
·       Dëmtimet e artikulacionit akromioklavikular
·       Kirurgjinë e tendinit biceps 
·       Impingement të artikulacionit koksofemoral etj
Si të pregatiteni për procedurën Artroskopi?
·      Pacienti duhet të realizoje të gjithë bilancet preoperatore, kosultat me specialistë të tjerë dhe ekzaminimet suplementare të kërkuara nga mjeku trajtues.
·      Duhet të ndërpresë marrjen e medikamenteve të caktuara disa ditë apo javë para interventit; si aspirina apo antikoagulantë të tjerë; si ibuprofeni apo antiinflamatorë të tjerë.
·      Duhet të qëndroje esëll 6-12 orë para interventit

Pas procedurës menjëherë fillon fizioterapia dhe në varësi të procedurës kirurgjikale,  rikuperimi është relativisht i shpejtë. Mund të përdorë paterica për disa ditë apo disa javë në varësi të procedurës.

Shumë shpejt pacienti mund ti kthehet  aktivitetit dhe punëve të tij të përditëshme.

Dr. Arian Çelaj

Kirurg Ortoped Traumatolog, Kirurgji Dore & Anësi e Sipërme, Artroskopi, Protezim, Anomali të lindura, Kirurgji e Nervave Periferik, Paraliza Obstetrikale

Gjithashtu mund te lexoni...

Postimet me te klikuara...