Efektet e temperaturës së lartë tek pacientët ortopedike.

Efektet e temperaturës së lartë tek pacientët ortopedike, janë dokumentur gjërësisht në literaturë. Temperaturat e larta e përkeqësojne gjëndjen e një sërë problemesh kronike ortopedike, gjithashtu edhe tek pacientët që hospitalizohen dhe i nënshtrohen trajtimit kirurgjikal. Infeksioni është një ndërlikim i shpeshte tek pacientët që hospitalizohen apo i nënshtrohen procedurave kirurgjikale, dhe  ndodh mesatarisht në …

Demtimi i muskulit Biceps

Muskuli Biceps është një nga muskujt më të rëndësishëm në pjesën e përparme të krahut. Muskuli Biceps është një supinator i fuqishëm i parakrahut dhe gjithashtu kontribuon në flexionin (mbledhjen) e bërrylit. Supinimi është kthimi i parakrahut nga pozicioni me pëllëmbën poshtë, në pozicionin me pëllëmbën lart. Prandaj, ruptura apo këputja e bicepsit distal, të …

Sinoviti villonodular i pigmentuar (PVNS)

Sinoviti villonodular i pigmentuar (PVNS) është një patollogji e rrallë dhe beninje e proliferimit të indit synovial që prek artikulacionet, këllëfet e tendineve dhe bursat.  Prek kryesisht grupmoshën 20-40 vjeç.  Etiologjia është e panjohur, është e diskutueshme nëse PVNS duhet të konsiderohet një gjëndje inflamatore apo një neoplazi.  PVNS intra artikular shpesh prek artikulacionet e …

Histori Suksesi @Ogerta Manastirliu

Pas një dëmtimi të rëndë, Noeli 3-vjeçar i është nënshtruar një interveti kirurgjikal kompleks, që u realizua me një ndërhyrje të vetme, falë mundësive të krijuara me investimin në Pediatrinë e Tiranës dhe bashkëpunimit shumë të mirë të mjekëve të shërbimeve të Spitalit të Traumës dhe QSUT. mjekut ortoped dhe të kirurgjisë së dorës, Dr. …

Trajtimi jo-kirurgjikal për kontrakturën Dupuytren

Sëmundja e Dupuytren është një gjëndje që prek indet në pëllëmbën e dorës dhe gishtat. Sëmundja Dupuytren mund të prekë një ose më shumë gishta që përkulen përgjithmonë nga brënda. Kontraktura e Dupuytren fillon me një grumbullim të qelizave në pëllëmbën e dorës që çon në gunga të vogla. Këto gunga janë beninje (jo kanceroze) …

Dridhja e duarve

Dridhja e duarve është lëvizje e pavullnetshme e duarve, është e shpeshtë në moshën e mesme dhe të vjetër. Dridhjet e  forta të duarve mund të krijojnë vështirësi në aktivitetin e përditshëm, ushqyerje, veshje etj. Dridhja e duarve mund të ndodhë në pushim (Parkinsoni) ose mund të shtohet me aktivitetin fizik.  Dridhja e duarve që shtohet …

Masterklas Kirurgji 26 Mars 2022

Më 26 Mars 2022 Spitali Amerikan në bashkëpunim me Shoqatën AMEA organizojnë Masterklasin e Kirurgjisë në Plaza Hotel Tirana me fokus: “Kirurgjia elitare – zgjidhjet sfiduese të rasteve komplekse kirurgjikale”.  Qëllimi i këtij masterklasi është që të mbledhë ekspertët më të njohur shqiptarë dhe të rajonit për t’u njohur me meteknikat më moderne dhe rastet ekstreme në kirurgji.   Kirurgjitë madhore, vendimmarrja …

Dhimbja e kycit të dorës, sëmundja e Kienbock

Dhimbja e kycit të dorës, sëmundja e Kienbock është ndërprerja e ushqyerjes me gjak të njërës prej kockave të vogla në kycin e dorës. Është një crregudhim i rradhë kockor me etiologji të panjohur. Nëse lihet pa trajtuar ky crregullim shoqërohet me fragmentizim, kolaps progresiv dhe për pasojë me artrit të artikulacionit radiokarpal, kycit të …

Gishta të bashkuar, SYNDACTYLY

Gishta te bashkuar, SYNDACTYLY Termi Sundactyly, vjen nga fjalët Greke “syn” (i bashkuar) dhe “dactylos” (gisht) dhe është mungesë e diferencimit embrional të gishtave.  Është deformimi i lindur më i shpeshtë i dorës dhe mjaft i rëndësishëm përsa i përket aspektit funksional dhe atij estetik. Një deformim i tillë ka një frekuencë 1:2000 lindje të gjalla, është dy herë më i shpeshtë tek meshkujt krahasuar me femrat. Në 50% të rasteve deformimi është bilateral.  …

Dëmtimet më të shpeshta gjatë vrapimit

Vrapimi është një ndër sportet më të preferuar dhe me përdorim më masiv në popullatë. Si cdo aktivitet tjetër fizik intensiv edhe vrapimi shoqërohet me dëmtime fizike që kërkojnë kujdes, trajtim ambulator apo edhe të specializuar ortopedik në rastet me problematike. Dëmtimet mund të parandalohen me pak kujdes para dhe pas aktivitetit fizik. Dëmtimet gjatë …

Cfarë është procedura Artroskopi ?

Cfarë është procedura Artroskopi ? Artroskopia është një procedurë kirurgjikale miniinvazive në një artikulacion të caktuar, përdor artroskopin, endoskopin për të hyrë brënda në artikulacion me kamera dhe instrumente kirurgjikale, nëpërmjet incizioneve minimale për arësye ekzaminuese apo trajtuese. Eshtë procedure që realizohet shpesh në artikulacionin e gjurit, supit dhe pak më rrallë në atë të …

Sa kohë zgjat proteza e artikulacionit koksofemoral ?

Sa kohë zgjat proteza e artikulacionit koksofemoral; kërllokullës? Kjo është pyetja më e shpeshtë që bëjnë pacientët përpara se ti nënshtohen një operacioni të tillë. Me teknologjinë më të re, materialet më të mira dhe teknikat më të avancuara kirurgjikale konstatohet edhe një rritje e konsiderueshme e jetëgjatësisë së zëvëndësimeve protetike tek pacientët. Megjithatë, edhe …

Infeksionet e dorës

Infeksionet e dorës janë të shpeshta në kirurgjinë e dorës. Shumica e rasteve nuk janë urgjente, dhe trajtimi korrekt i tyre është i rëndësishëm për të arritur rezultate të mira. Infeksionet e dorës më rradhë mund të jenë të rënda: si tenosinoviti flexor apo fasciti nekrotizues dhe kërkojnë diagnostikim dhe trajtim urgjent dhe në disa …

Artroskopia e gjurit

Artroskopia e gjurit, eshte nje procedure kirurgjikale miniinvazive ne artikulacionin e gjurit. Perdor artroskopin, endoskopin per te hyre brenda ne artikulacion me kamera dhe instrumente kirurgjikale, nepermjet incizioneve minimale per aresye ekzaminuese apo trajtuese. Eshte procedure qe realizohet shpesh ne artikulacionin e gjurit. Artroskopia eshte e preferuar ne shume procedura pasi rezulton ne me pak …

Dr Arian Çelaj

Kirurg Ortoped Traumatolog, Kirurgji Dore dhe Anësi e Sipërme, Artroskopi Supi, Protezim Supi, Kirurgji e Anomalive të Lindura Kongenitale të Anësisë së Sipërme dhe të Poshtme, Kirurgji e Sekelave të Paralizës Obstetrikale të Pleksit Brakial. Kirurgji e Nervave Periferik. Protezim Artikulacioni Koksofemoral, Protezim i Artikulacionit të Gjurit, Artroskopi Gjuri, Rikonstruksion i Ligamentit Kruciat Anterior, Kirurgji …

Tendinitet dhe bursiti i supit

Tendinitet dhe bursiti i supit jane te lidhur ngushte, dhe mund te prezantohen vetem apo te kombinuar.Tendiniti i supit eshte inflamacion i tendinit te muskulit biceps dhe/ose manshetes rotatore si pasoje e perplasjes, konfliktit me strukturat perreth.