Dhimbjet e supit, demtimet e manshetes rotatore, instabiliteti, impingement etj. Artroskopia e Supit si procedure miniinvazive ne trajtimin e problemeve te supit.

Artroskopia e supit është procedurë kirurgjikale miniinvazive që shërben për trajtimin e shumë patollogjive të supit. Tashmë e kthyer në rutinë trajtimi, me këtë procedurë moderne mund të trajtohen shumë probleme të artikulacionit të supit që përpara realizoheshin me kirurgji të hapur. Artroskopia e supit është procedurë kirurgjikale e domosdoshme në trajtimin e patollogjive si …

Fibromialgjia

Fibromialgjia është një sindromë klinike e dhimbjes difuze, lodhjes së vazhdueshme dhe crregullimit të gjumit.  Kolegji Amerikan i Reumatologjisë përcaktoi dy kritere por diagnostikimin e fibromialgjisë:  histori dhimbjeje difuze  dhimbje në të paktën 11 nga 18 pika të përcaktuara në palpim. “Dhimbja difuze” është ankesa më e zakonshme dhe kryesore, megjithëse dhimbja mund të përqëndrohet …

Trajtimi jo-kirurgjikal për kontrakturën Dupuytren

Sëmundja e Dupuytren është një gjëndje që prek indet në pëllëmbën e dorës dhe gishtat. Sëmundja Dupuytren mund të prekë një ose më shumë gishta që përkulen përgjithmonë nga brënda. Kontraktura e Dupuytren fillon me një grumbullim të qelizave në pëllëmbën e dorës që çon në gunga të vogla. Këto gunga janë beninje (jo kanceroze) …

Dridhja e duarve

Dridhja e duarve është lëvizje e pavullnetshme e duarve, është e shpeshtë në moshën e mesme dhe të vjetër. Dridhjet e  forta të duarve mund të krijojnë vështirësi në aktivitetin e përditshëm, ushqyerje, veshje etj. Dridhja e duarve mund të ndodhë në pushim (Parkinsoni) ose mund të shtohet me aktivitetin fizik.  Dridhja e duarve që shtohet …

Masterklas Kirurgji 26 Mars 2022

Më 26 Mars 2022 Spitali Amerikan në bashkëpunim me Shoqatën AMEA organizojnë Masterklasin e Kirurgjisë në Plaza Hotel Tirana me fokus: “Kirurgjia elitare – zgjidhjet sfiduese të rasteve komplekse kirurgjikale”.  Qëllimi i këtij masterklasi është që të mbledhë ekspertët më të njohur shqiptarë dhe të rajonit për t’u njohur me meteknikat më moderne dhe rastet ekstreme në kirurgji.   Kirurgjitë madhore, vendimmarrja …

Dhimbja e kycit të dorës, sëmundja e Kienbock

Dhimbja e kycit të dorës, sëmundja e Kienbock është ndërprerja e ushqyerjes me gjak të njërës prej kockave të vogla në kycin e dorës. Është një crregudhim i rradhë kockor me etiologji të panjohur. Nëse lihet pa trajtuar ky crregullim shoqërohet me fragmentizim, kolaps progresiv dhe për pasojë me artrit të artikulacionit radiokarpal, kycit të …

Gishta të bashkuar, SYNDACTYLY

Gishta te bashkuar, SYNDACTYLY Termi Sundactyly, vjen nga fjalët Greke “syn” (i bashkuar) dhe “dactylos” (gisht) dhe është mungesë e diferencimit embrional të gishtave.  Është deformimi i lindur më i shpeshtë i dorës dhe mjaft i rëndësishëm përsa i përket aspektit funksional dhe atij estetik. Një deformim i tillë ka një frekuencë 1:2000 lindje të gjalla, është dy herë më i shpeshtë tek meshkujt krahasuar me femrat. Në 50% të rasteve deformimi është bilateral.  …

PRP (Platelet-rich plasma) në trajtimin e dëmtimeve tendinoze dhe tendinitet.

PRP (Platelet-rich plasma) është plazma e gjakut e koncentruar me trombocite autologe (të vetë pacientit). PRP përmban faktorë rritjeje dhe citokina që stimulojnë shërimin e kockave dhe indeve të buta. Trajtimet aktuale për dëmtimet kronike të tendineve janë të natyrës së përkohshme dhe nuk ofrojnë qehtësim afatgjatë. Injeksionet e kortizonit janë provuar të rrisin rrezikun e rupturës së tendinit …

Artroskopia e gjurit

Artroskopia e gjurit, eshte nje procedure kirurgjikale miniinvazive ne artikulacionin e gjurit. Perdor artroskopin, endoskopin per te hyre brenda ne artikulacion me kamera dhe instrumente kirurgjikale, nepermjet incizioneve minimale per aresye ekzaminuese apo trajtuese. Eshte procedure qe realizohet shpesh ne artikulacionin e gjurit. Artroskopia eshte e preferuar ne shume procedura pasi rezulton ne me pak …

Dr Arian Çelaj

Kirurg Ortoped Traumatolog, Kirurgji Dore dhe Anësi e Sipërme, Artroskopi Supi, Protezim Supi, Kirurgji e Anomalive të Lindura Kongenitale të Anësisë së Sipërme dhe të Poshtme, Kirurgji e Sekelave të Paralizës Obstetrikale të Pleksit Brakial. Kirurgji e Nervave Periferik. Protezim Artikulacioni Koksofemoral, Protezim i Artikulacionit të Gjurit, Artroskopi Gjuri, Rikonstruksion i Ligamentit Kruciat Anterior, Kirurgji …