Artroskopi gjuri Dr Arian Celaj

Artroskopia e gjurit

Artroskopia e gjurit, eshte nje procedure kirurgjikale miniinvazive ne artikulacionin e gjurit. Perdor artroskopin, endoskopin per te hyre brenda ne artikulacion me kamera dhe instrumente kirurgjikale, nepermjet incizioneve minimale per aresye ekzaminuese apo trajtuese.

Eshte procedure qe realizohet shpesh ne artikulacionin e gjurit.

Artroskopia eshte e preferuar ne shume procedura pasi rezulton ne me pak dhimbje pas operacionit krahasimisht me kirurgjine e hapur, me pak kufizim te levizjeve dhe pacienti rikuperohet me shpejt.

Artroskopia e gjurit eshte e domosdoshme ne demtimet:
·       Ne rupturat e ligamentit kruciat anterior dhe posterior
·       Ne pozicionimet jo normale te kupes se gjurit, pateles
·       Kur ka copa te kartilagos brenda ne artikulacion te gjurit
·       Heqja e cistit Baker
·       Frakturat intraartikulare te platose tibiale
·       Rupturat e menisqeve

Si te pregatiteni per kete procedure kirurgjikale?
·      Pacienti duhet te realizoje te gjithe bilancet preoperatore, kosultat me specialist te tjere dhe ekzaminimet suplementare te kerkuara nga mjeku trajtues.
·      Duhet te nderprese marrjen e medikamenteve te caktuara disa dite apo jave para interventit; si aspirina apo antikoagulante te tjere; si ibuprofeni apo antiinflamatore te tjere.
·      Duhet te qendroje esell 6-12 ore para interventit

Pas procedures menjehere fillon fizioterapia dhe ne varesi te procedures kirurgjikale, rikuperimi eshte relativisht i shpejte. Mund te perdore paterica per disa dite apo disa jave ne varesi te procedures.

Shume shpejt pacienti mund ti kthehet  aktivitetit dhe puneve te tij te perditeshme.

Dr. Arian Çelaj

Kirurg Ortoped Traumatolog, Kirurgji Dore & Anësi e Sipërme, Artroskopi, Protezim, Anomali të lindura, Kirurgji e Nervave Periferik, Paraliza Obstetrikale

Gjithashtu mund te lexoni...

Postimet me te klikuara...