Histori Suksesi @Ogerta Manastirliu

Pas një dëmtimi të rëndë, Noeli 3-vjeçar i është nënshtruar një interveti kirurgjikal kompleks, që u realizua me një ndërhyrje të vetme, falë mundësive të krijuara me investimin në Pediatrinë e Tiranës dhe bashkëpunimit shumë të mirë të mjekëve të shërbimeve të Spitalit të Traumës dhe QSUT. mjekut ortoped dhe të kirurgjisë së dorës, Dr. …

Trajtimi jo-kirurgjikal për kontrakturën Dupuytren

Sëmundja e Dupuytren është një gjëndje që prek indet në pëllëmbën e dorës dhe gishtat. Sëmundja Dupuytren mund të prekë një ose më shumë gishta që përkulen përgjithmonë nga brënda. Kontraktura e Dupuytren fillon me një grumbullim të qelizave në pëllëmbën e dorës që çon në gunga të vogla. Këto gunga janë beninje (jo kanceroze) …

Masterklas Kirurgji 26 Mars 2022

Më 26 Mars 2022 Spitali Amerikan në bashkëpunim me Shoqatën AMEA organizojnë Masterklasin e Kirurgjisë në Plaza Hotel Tirana me fokus: “Kirurgjia elitare – zgjidhjet sfiduese të rasteve komplekse kirurgjikale”.  Qëllimi i këtij masterklasi është që të mbledhë ekspertët më të njohur shqiptarë dhe të rajonit për t’u njohur me meteknikat më moderne dhe rastet ekstreme në kirurgji.   Kirurgjitë madhore, vendimmarrja …

Dhimbja e kycit të dorës, sëmundja e Kienbock

Dhimbja e kycit të dorës, sëmundja e Kienbock është ndërprerja e ushqyerjes me gjak të njërës prej kockave të vogla në kycin e dorës. Është një crregudhim i rradhë kockor me etiologji të panjohur. Nëse lihet pa trajtuar ky crregullim shoqërohet me fragmentizim, kolaps progresiv dhe për pasojë me artrit të artikulacionit radiokarpal, kycit të …

Gishta të bashkuar, SYNDACTYLY

Gishta te bashkuar, SYNDACTYLY Termi Sundactyly, vjen nga fjalët Greke “syn” (i bashkuar) dhe “dactylos” (gisht) dhe është mungesë e diferencimit embrional të gishtave.  Është deformimi i lindur më i shpeshtë i dorës dhe mjaft i rëndësishëm përsa i përket aspektit funksional dhe atij estetik. Një deformim i tillë ka një frekuencë 1:2000 lindje të gjalla, është dy herë më i shpeshtë tek meshkujt krahasuar me femrat. Në 50% të rasteve deformimi është bilateral.  …

Dëmtimet më të shpeshta gjatë vrapimit

Vrapimi është një ndër sportet më të preferuar dhe me përdorim më masiv në popullatë. Si cdo aktivitet tjetër fizik intensiv edhe vrapimi shoqërohet me dëmtime fizike që kërkojnë kujdes, trajtim ambulator apo edhe të specializuar ortopedik në rastet me problematike. Dëmtimet mund të parandalohen me pak kujdes para dhe pas aktivitetit fizik. Dëmtimet gjatë …

Cfarë është procedura Artroskopi ?

Cfarë është procedura Artroskopi ? Artroskopia është një procedurë kirurgjikale miniinvazive në një artikulacion të caktuar, përdor artroskopin, endoskopin për të hyrë brënda në artikulacion me kamera dhe instrumente kirurgjikale, nëpërmjet incizioneve minimale për arësye ekzaminuese apo trajtuese. Eshtë procedure që realizohet shpesh në artikulacionin e gjurit, supit dhe pak më rrallë në atë të …

Sa kohë zgjat proteza e artikulacionit koksofemoral ?

Sa kohë zgjat proteza e artikulacionit koksofemoral; kërllokullës? Kjo është pyetja më e shpeshtë që bëjnë pacientët përpara se ti nënshtohen një operacioni të tillë. Me teknologjinë më të re, materialet më të mira dhe teknikat më të avancuara kirurgjikale konstatohet edhe një rritje e konsiderueshme e jetëgjatësisë së zëvëndësimeve protetike tek pacientët. Megjithatë, edhe …

Infeksionet e dorës

Infeksionet e dorës janë të shpeshta në kirurgjinë e dorës. Shumica e rasteve nuk janë urgjente, dhe trajtimi korrekt i tyre është i rëndësishëm për të arritur rezultate të mira. Infeksionet e dorës më rradhë mund të jenë të rënda: si tenosinoviti flexor apo fasciti nekrotizues dhe kërkojnë diagnostikim dhe trajtim urgjent dhe në disa …

Roli i përdorimit të celularit në dhimbjet e dorës dhe tendinitet.

Përdorimi i tepërt i gishtave përmes lëvizjeve të përsëritura, të tilla si shtypja në telefonat celulare smart gjatë mesazheve dhe lundrimi në mediat sociale, është një problem real që mund të shoqërohet me tendinite dhimbje të forta të gishtave që mund të pengojnë në aktivitetin normal të përditshëm. Tenosinoviti stenozant, shkaktohet nga përdorimi i përsëritur …

PRP (Platelet-rich plasma) në trajtimin e dëmtimeve tendinoze dhe tendinitet.

PRP (Platelet-rich plasma) është plazma e gjakut e koncentruar me trombocite autologe (të vetë pacientit). PRP përmban faktorë rritjeje dhe citokina që stimulojnë shërimin e kockave dhe indeve të buta. Trajtimet aktuale për dëmtimet kronike të tendineve janë të natyrës së përkohshme dhe nuk ofrojnë qehtësim afatgjatë. Injeksionet e kortizonit janë provuar të rrisin rrezikun e rupturës së tendinit …

Paraliza obstetrikale, osteotomia derotatore e humerusit proksimal

Osteotomia derotatore e humerusit proksimal është teknike operatore për sekelat e paralizes së pleksit brakial. Tek pacjentët me paralizë të lindur të pleksit bakial, imballanca e vazhdueshme muskulare që shoqëron zhvillimin të artikulacjonit të supit, rezulton në displazi progresive të këtij artikulacjoni. Kjo shoqërohet me rritje të retroversjonit të glenoidit, sheshim të kokës së humerusit …

Qafa e shtrembër, torticollis

Torticollis, qafa e shtrembër, qafa tenton të përkulet në njërën anë, duke shkaktuar animin e kokës. Është një shenjë, simptomë klinike që haset shpesh, në një numër të madh gjëndjesh patollogjike. Pjesa e sipërme e kokës përgjithësisht anon në njërën anë, ndërsa mjekra anon në anën tjetër. Shkaqet e torticollis janë të ndryshme, dhe indentifikimi i …

Dëmtimi i Meniskut Medial të Gjurit

Dëmtimi i meniskut medial të gjurit është më i shpeshtë se dëmtimi i meniskut lateral pasi nga anatomia është më i stabilizuar me ligamentin e thellë kolateral medial dhe kapsulën artikulare dhe fakti që absorbon 50% të peshës e rrit mundësine e dëmtimit. Menisku medial është strukturë fibrokartilaginoze, amortizues i rëndësishëm në aspektin e brëndshëm …

Artroskopia e gjurit

Artroskopia e gjurit, eshte nje procedure kirurgjikale miniinvazive ne artikulacionin e gjurit. Perdor artroskopin, endoskopin per te hyre brenda ne artikulacion me kamera dhe instrumente kirurgjikale, nepermjet incizioneve minimale per aresye ekzaminuese apo trajtuese. Eshte procedure qe realizohet shpesh ne artikulacionin e gjurit. Artroskopia eshte e preferuar ne shume procedura pasi rezulton ne me pak …

Sindroma e bandes amniotike

Sindroma e bandës amniotike (SBA) përkufizohet si një seri keqformimesh kongjenitale që i atribuohen strikturave të bandave amniotike që prekin pjesë të ndryshme të fetusit gjatë jetës intrauterine, me një spektër të gjërë çrregullimesh anatomike, duke variuar nga striktura cirkumferenciale të thjeshta dhe limfedemë e gishtave deri në deformime dhe anomali kongjenitale komplekse, në disa raste të papajtueshme me jetën.

Rikonstruksioni i tendinit flektor të dorës

Rikonstruksioni i tendinit flektor të dorës me dy faza, duke përdorur një spacer të tendinit në fazën e parë dhe transplant tendinoz të tendinit në fazën e dytë, është trajtimi më i pranuar për pacientët me prognozë të dobët nga rindërtimi primar, rastet e neglizhuara ose të patrajtuara.

Rendesia e fizioterapise ne ortopedi

Fizioterapia aplikon ushtrime specifike sipas programeve apo protokolleve te caktuara per te permiresuar gamen e levizjeve, funksionin dhe cilesine e jetes tek pacienti.Ndihmon pacientin ne rikuperimin me te shpejte nga frakturat, demtimet apo pas nderhyrjeve kirurgjikale te artikulacioneve, kollones vertebrale, demtimet e kokes, problemet pulmonare dhe pacientet me semundje kronike.

Gishti kërcitës, Triger Finger

Triger finger, gishti kërcitës është një problem shumë i shpeshtë. Është një gjëndje e dhimbshme që i bën gishtat ose gishtin e madh të bllokohen. Mund të prekë një ose më shumë gishta në të njëjtën kohë, njërën ose të dy duart. Ndryshe quhet tenosinovitit stenozant, kur prek gishtin e madh, quhet Trigger Thumb. Ndodh kur reaksioni …