Ortopedi me mire ne tirane

Paraliza Spastike (Paraliza Cerebrale)

Paraliza Spastike (Paraliza Cerebrale) perkufizohet si “nje grup crregullimesh permanente te zhvillimit te levizjes dhe postures, qe shkaktojne kufizim te aktivitetit fizik, dhe qe ju atribuohen crregullimeve jo progressive te trurit gjate zhvillimit fetal apo infantil” .

Paraliza cerebrale ka nje game te gjere prezantimesh klinike; paraliza spastike eshte nje variant. Paraliza spastike eshte forma me e shpeshte e paralizes cerebrale, rreth 70-75% e rasteve me paralize cerebrale prezantohen si paraliza spastike.

Zakonisht shoqerohet me demtim te traktit piramidal tek truri imatur ose rritje e shpejtesise se tejcimit; ekzagjerim i refleksit te tonusit muskular normal gjate shtrirjes pasive te anesise.

Crregullimet motorre ne paralizen cerebrale jane shpesh te shoqeruara me crregullime te ndjeshmerise, te perceptimit, te njohjes, te komunikimit, dhe te sjelljes; epilepsi, dhe crregullime sekondare muskulo-skeletike.

Shpesh pacientet kane ko-kontraksione ne te njejten kohe te muskujve normale antagoniste qe cojne ne lodhje, humbje te deksteritetit, te koordinimit dhe veshtiresi ne balancim. Gjithashtu paraliza cerebrale spastike shoqerohet me kontraktura artikulare, subluksacion dhe probleme te tjera degjenerative.

Mendohet qe demtimi i trurit te ndodhe ne periudhen ndermjet konceptimit dhe moshes 2 vjecare. Rreth moshes 8 vjec zhvillimi i trurit imatur eshte kompletuar. Nje demtim i ngjashem pas moshes 2 vjec mund te kete efekt te ngjashem dhe shpesh konsiderohet paralize cerebrale.Okurenca eshte 2 raste ne 1000 lindje.

Ka nje sere faktoresh risku qe jane indentifikuar si shkaktare te paralizes cerebrale ne periudhen prenatale, duke perfshire faktoret lidhur me fetusin (me shpesh crregullime gjenetike), faktore qe lidhen me nenen (epileplsi, prapambetje mendore, humbje e meparshme shtatzanie) dhe faktore qe lidhen me vete shtatzanine (papajtueshmeri e Rhezusit, polihidramniosis, rupture placentare, ekspozim ndaj droges dhe alkoolit).

Faktoret e jashtem si TORCH (toksoplazmoza, agjente te tjere, rubeola, citomegalovirusi, herpes simplex) gjithashtu mund te cojne ne paralize cerebralele ne periudhen prenatale. Okurrenca ne mungese te faktoreve te riskut mendohet te vije si pasoje e disa faktoreve te panjohur gjate kohes kritike te zhvillimit te trurit.

Studime te fundit sugjerojne rolin e chorioamnionitis si nje faktor i mundshem ne keto rrethana. Paraliza cerebrale ne periudhen perinatale, nga lindja deri disa dite pas lindjes, lidhet ngushte me asfiksine apo traumen qe ndodh gjate lindjes.

Rritja e nivelit te oksitocines, prolapsi i kordes umbilikale, prezantimi podalik; te gjitha jane shoqeruar me rritje te okurences se paralizes cerebrale.

Shtatzanite e shumefishta, si pasoje e lindjes premature shoqerohen me rritje te okurences se paralizes cerebrale. Infeksionet si encephalitis dhe meningitis qe shkaktohen kryesisht nga streptokoku B dhe herpes mund te cojne ne paralize cerebrale gjate kesaj periudhe.

Demtimet traumatike te trurit si pasoje e aksidenteve, apo abuzimit gjithashtu mund te shoqerohen me paralyze cerebrale ne periudhen postnatale. Permiresimet ne kujdesin obstetrik e kane ulur ne menyre te ndjeshme frekuencen e demtimit jatrogjenik te trurit.

KLASIFIKIMI

Paraliza cerebrale mund te klasifikohet sipas crregullimit me te shpeshte te levizjes; shperndarjes topografike; apo te funksionit te neuronit motorrik central.Crregullimi me i shpeshte i levizjes eshte forma spastike, ndjekur nga ajo diskinetike dhe ajo mikse.

Format me pak te shpeshta jane ajo ataksike dhe hipotonike.Perfshirja topografike i klasifikon paralizat cerebrale ne: monoplegji, hemiplegji, diplegji, triplegji dhe kuadriplegji.

Klasifikimi sipas funksionit te neuronit motorrik central ndan pese nivele te funksionit motorrik me ulje te nivelit te funksionit, vlereson pavaresine ne ecje apo varesine ngaj pajisjeve asistuese.

TRAJTIMI

Trajtimi kerkon qasje multidisiplinare, ortopedi do te jete pjese nje ekipi te zgjeruar mjekesh neurolog, neonat, obsteter, pediater, psikolog, reabilitues dhe specialist te tjere.

Prinderit duhet te mesohen si te punojne me femijen e tyre ne aktivitetin e perditshem; te ushqyerit, te veshurit, te larit, menyren si ta ndihmojne femijen per mbeshtetjen, lojrat qe nuk demtojne ballancen muskulare, perdorimin e ortezave etj.

Trajtimi jo kirurgjikal: ai medikamentoz dhe me ane te suporteve, ortezave dhe terapise fizike eshte trajtimi me shpesh i perdorur ne trajtimin e kesaj kategorie pacientesh apo dhe i kombinuar me ate kirurgjikal. Principi i trajtimit te femijeve me paralize cerebrale eshte korrigjimi i deformimeve kockore, stabilizimi i artikulacioneve jo stabel dhe ribalancimi i muskujve.

Fizioterapia rekomandohet sipas metodes Baboth, Peto dhe Doman-Delacato. Procedurat me te shpeshta neurokirurgjikale kane qene rhizotomia posteriore selective, faschikulotomia motorre selective etj. Procedurat me te shpeshta kirurgjikale ortopedike kane qene clirimet e indeve te buta, tenotomite, miotomite, kapsulotomite, transfertat tendinoze, tenodezat, artrodezat etj.

Menaxhimi mendikamentoz i paralizes spastike eshte realizuar me ane te Baclofen, Diasepam, Tizanidine, Dantrolene, Baclofen intratekal me infusion te vazhdueshem, Botulinum Toxin. Ndonjehere perdorimi i dozave te uleta te Levodopa dhe Artane (trihexiphenidyl) ka dhene rezultate te mira ne pacientet me distoni.

Perdorimi i Rezerpines dhe Tetrabenazines jane te dobishme ne crregullimet e levizjes hiperkinetike.Stimulimi i palces spinale eshte nje metode tjeter trajtimi. Ne rastet hemidistonike dhe ne disa raste te tjera difuze mund te konsiderohet kirurgjia ablative apo stimuluese stereo taktike e ganglionit talamik bazal. Perdorimi i nano teknologjise ne te ardhmen duket premtues.

Mbajtja ne ftohes 33.3º per tre dite, 6 ore pas lindjes se femijes me encefalopati hipoksike iskemike; e redukton ndjeshem riskun e quadriplegjise diskinetike, spastike.

Tashme teknologjia i asiston ne menyre te konsiderueshme ketij grupi pacientesh per te permiresuar cilesine e tyre te jetes; karriget me rrota dhe elektronike, kompjuteret e modifikuar, komunikimi eshte permiresuar duke perdorur simbolet e Bliss, makina shkrimi me komanda vokale, apo kompjuter te modifikuar per gjenerim teksti apo edhe e te folurit elektronik etj.

Dr. Arian Çelaj

Kirurg Ortoped Traumatolog, Kirurgji Dore & Anësi e Sipërme, Artroskopi, Protezim, Anomali të lindura, Kirurgji e Nervave Periferik, Paraliza Obstetrikale

Gjithashtu mund te lexoni...

Postimet me te klikuara...