Dhimbja e kycit të dorës, sëmundja e Kienbock është ndërprerja e ushqyerjes me gjak të njërës prej kockave të vogla në kycin e dorës.
Është një crregudhim i rradhë kockor me etiologji të panjohur. Nëse lihet pa trajtuar ky crregullim shoqërohet me fragmentizim, kolaps progresiv dhe për pasojë me artrit të artikulacionit radiokarpal, kycit të dorës.
Sëmundja e Kienbock vjen si pasojë e infarktit të kockës lunate, për pasojë kocka vdes, një proces ky që quhet nekrozë avaskulare ose osteonekrozë.
Pacienti prezantohet me dhimbje të kycit të dorës, enjtje, edemë, dobësi të kapjes,kufizim të gamës së lëvizjeve. Prek kryesisht dorën dominante, me shpesh meshkuj punëtorë dhe grupmoshen 20-40 vjec.
Dhimbja është progressive pa histori traume akute, që shtohet me aktivitetin fizik, kapjet apo ekstensionin e kycit të dorës. Pacienti e lokalizon dhimbjen dorsalisht në qëndër të artikulacionit radiokarpal.
Dhimbja zakonisht fillon gjatë punës,aktivitetit fizik, por me kalimin e kohës bëhet e vazhdueshme, edhe në qetësi.
Diagnostikimi është imazherik. Studimet imazherike të avancuara, rezonanca magnetike, MRI është testi më sensitive për diagnostikimin e hershëm.
Tomografia e kompjuterizuar CT, tregon më qartë shkallën e fragmentizimit kockor dhe kolapsin struktural.
Edhe radiografia e thjeshtë mund të konstatojë sklerozën, frakturën apo fragmentizimin e kockës lunate në rastet më të avancuara.
Diagnoza diferenciale duhet të bëhet me rupturën e ligamentit skafolunat,ligamentit lunotrikuetral, rupturën e kompleksit të fibrikartilagos triangulare, fracturë okulte të skafoides, artriti inflamator apo degjenerativ i artikulacionit radiokarpal, ganglioni dorsal, ulnar abutment, tumor i regjionit, infeksion etj.
Opsionet e trajtimit janë të shumta, të përshtatura rast pas rasti. Në fazën fillestare trajtimi është konservativ, dora imobilizohet me splint, ortezë apo allci. Nëse simptomat persistojnë duhet të konsiderohet trajtimi kirurgjikal.
Trajtimi kirurgjikal në fazën fillestare konsiston në procedura të rivaskularizimit me graft kockor, apo dekompresioni articular. Në raste të tjera kërkohet rinivelim articular si shkurtesë radiusi, zgjatje ulne, shkurtesë kapitate etj.
Nëse ndryshimet degjenerative dhe kolapsi janë present atëherë rekomandohet fuzionimi i kufizuar i skafoides,trapezium dhe trapezoid ose karpektomi e rreshtit proksimal të karpeve, dhe në raste të tjera më të avancuara me artrit pankarpal rekomandohet fuzionimi i plotë i artikulacionit radiokarpal.