Dëmtimi i meniskut medial të gjurit është më i shpeshtë se dëmtimi i meniskut lateral pasi nga anatomia është më i stabilizuar me ligamentin e thellë kolateral medial dhe kapsulën artikulare dhe fakti që absorbon 50% të peshës e rrit mundësine e dëmtimit.
Menisku medial është strukturë fibrokartilaginoze, amortizues i rëndësishëm në aspektin e brëndshëm (medial) të artikulacionit të gjurit.
Amortizon rreth 50% të peshës në pjesën e brëndshme të gjurit, në kompartimentin medial. Për këtë arësye në dëmtimet e meniskut medial, është më i rëndësishëm riparimi i tij, pasi nëse nuk riparohet, ai kompartiment i gjurit do ti nënshtrohet një ngarkese më të madhe dhe që pas pak kohe përfundon në artrozë, shkatërrim të plotë të artikulacionit të gjurit.
Si dëmtohet menisku medial ?
Menisku medial mund të dëmtohet në mënyra të ndryshme, dhe kombinimi i tyre i bën këto dëmtime komplekse.
- Longitudinale ose gjatësore
- Dorezë kove
- Dorezë kove e zhvendosur
- Shkëputje në inserim
- Sqep papagalli
- Rupturë radiale
- Flap i zhvendosur
- Rupturë Horizontale
- Dëmtime Degjenerative
Cilat janë simptomat e rupturës së meniskut medial ?
- Dhimbje
- Enjtje, ngurtësi, që shtohet gradualisht 2 deri në 3 ditë pas dëmtimit
- Bllokim i artikulacionit, kontrakturë
- Pamundësi e shtrirjes së gjurit
- Paqëndrueshmëri e artikulacionit të gjurit
- Atrofi muskulare, hollim i kofshës
Pacientët me dëmtime komplekse të meniskut medial duhet ti nënshtrohen trajtimit kirurgjikal, meniskektomisë parciale me artroskopi. Gjithsesi kjo rrit rrezikun e artrozës, veçanërisht në pacientët që vazhdojnë të marrin pjesë në aktivitete sportive.
Si riparohet ruptura e meniskut medial ?
Studime të thelluara të kësaj problematike tregojnë se pacientë të një moshe të caktuar (të rinjtë), në një mjedis të duhur, me kartilago artikulare normale dhe orientim të strukturave artikulare neutrale ose gati normale, duhet bërë një përpjekje për një riparim të rupturës së meniskut medial.
Besohet se përpjekja për të stimuluar një mjedis më të mirë shërimi përmes përdorimit të elementeve të palcës kockore, plazmës së pasur me trombocite (PRP), dhe e qepjes, suturimit meniskal brenda-jashtë me artroskopi, mund të çojë në përmirësimin e aftësisë për të shëruar rupturën e meniskut medial, veçanërisht në pacientët e rinj .
Sa kohë duhet që dëmtimi i meniskut medial të gjurit të shërohet ?
Pacientët që i nënshtrohen një meniskektomie të pjesshme mediale me artroskopi, duhet të mbajnë këmbën në elevacion me kompresa të ftohta dhe fillojnë fizioterapinë ditën e parë pas operacionit.
Fizioterapi gjithashtu për forcimin e muskujve quadriceps dhe rifitimin e gamës së plotë të lëvizjeve të gjurit dhe uljen e edemës.
Në pacientët që kanë një masë të konsiderueshme të meniskut të rezektuar, shpesh rekomandohet të shmangin aktivitetin fizik minimalisht për 6 jave, për shkak të rrezikut më të lartë të zhvillimit të artrozës.
Pacientët duhet të paraqiten përsëri tek mjeku i tyre nëse kanë ndonjë dhimbje ose ënjtje, sepse këto janë shenja të artritit dhe mund të tregojnë progresin e mëtejshëm të ndryshimeve artritike.
Nëse kjo është e pranishme, mund të kerkohet trajtim i mëtejshëm për të përfshirë modifikimin e aktivitetit, ushtrime specifike pa ngarkesë fizike, mbajta e ortezave që pakësojnë peshën, injeksione ose transplantim i mundshëm meniskal.
Është pothuajse e pashmangshme, një pacient me një pjesë të konsiderueshme të meniskut medial të hequr mund të zhvillojnë ndryshime të mëtejshme artrozike me kalimin e kohës.
Këto ndryshime artrozike mund të zhvillohen brenda disa javësh apo për disa vite në varësi të karekteristikave idividuale të cdo pacienti.
Është e rëndësishme që nëse pacienti ka dhimbje ose ënjtje, duhet të vazhdojë trajtimin e metejshëm për të parandaluar dëmtimin e metejshëm të artikulacionit.
Kur është e domosdoshme ndërhyrja kirurgjikale në dëmtimet e meniskut medial të gjurit?
Ndërhyrja është e indikuar kur këto dëmtime shoqërohen me simptoma të tilla si:
- dhimbje gjatë rrotullimit apo fleksionit të gjurit,
- dhimbje në pjesën e pasme të gjurit gjatë fleksionit,
- në dëmtimet meniskale komplekse
- në rupturën meniskokapsulare,
- në rupturën radiale ,
- dëmtim i inserimit të meniskut,
- kur menisku është në rrezik të lartë për rupturë, grisje të mëtejshme dhe zhvillimin e artrozës nëse nuk riparohet.
Në këto rrethana, nëse pacienti është një kandidat i mirë me një moshë relativisht më të re dhe sipërfaqe të mira kërcore, rekomandohet të tentohet një riparim i meniskut, për të parandaluar përparimin e mëtejshëm të artrozës.