Ruzhdi Keraj

FALEMINDERIT DOKTOR ARIAN ÇELAJ
Sot ndejta me nji mjek me shpirtin e madh te artistit dhe qe humanizmin e ka ne gene nga trashigimia e familjes,nji Shkodran I madh qe ne çdo fjale te ti ndihet malli dhe dashnija per Shkoder locen.Me ndi nji mjek me nji reputacion te madh qe kur flet per Shkodren ne tane qenien e ti ne sy ne levizjet edhe ne rrahjet e zemres ndihet trokitja ne dyert e mdha ,dhe n prej mrend fjala e amel -kush asht?- ,erdha, ndine gurgullimen e ujit qe zbrazet prej kovet tuj mbushe broken me uje ,ndihet aroma e luleve te bahçeve ,dhe zani i amel qe kendon aq me dashuni kanget Shkodrane ,te ky mjek exselent pashe qestesine, perkushtimin dhe mallin ,gjithshka te bukur e njerzore ,pashe si vlera e nji mjeku rritet prej sjelljes se ti kur mori per krahu zojen time me aq perkdheli sikur te ishte nana e ti dhe i kreu vizitatTe falenderoj me zemer doktor Arian Çelaj qe na fale çaste te bukura dhe mirnjohje te pa kufishme per profesionalizmin tuaj dhe per kujdesin qe do me mbesi gjate ne kujtes per te mos harruar sjelljen tuaj njerzore dhe bujare.FALÈMNDERS!
Ruzhdi Keraj

Dr. Arian Çelaj

Kirurg Ortoped Traumatolog, Kirurgji Dore & Anësi e Sipërme, Artroskopi, Protezim, Anomali të lindura, Kirurgji e Nervave Periferik, Paraliza Obstetrikale

Gjithashtu mund te lexoni...

Postimet me te klikuara...