• Cfarë dokumentacioni duhet të paraqesë pacienti që të realizoje një vizitë ortopedike pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë?

    Pacienti duhet të jetë i pajisur me:
    · Kartë identiteti
    · Rekomandim nga mjeku i familjes (qëndra primare) të jetë i firmosur dhe vulosur nga specialisti ortoped i poliklinikes apo specialisti ortoped në spitalin e rrethit perkatës (qëndra sekondare).
    · Faturën e vizitës pa pagesë, nëse është i siguruar, pas regjistrimit tek recepsioni qendror i Spitalit Universitar të Traumës Tiranë
    · Ose faturën e pagesës në rast se nuk është i siguruar, apo ka mungesa ne dokumentacionin e mësipërm: dhe regjistrimin tek recepsioni qendror i Spitalit Universitar të Traumës Tiranë.

    Pacienti me dokumentacionin me siper duhet te paraqitet prane konsultes kirurgjikale, ku ne cdo dite pune dy specialist kirurge ortopede traumatologe realizojne konsultat e dites sipas nje grafiku mujor te paracaktuar nga klinikat, sherbimet dhe drejtoria e spitalit.
    Pacienti mund te zgjedhe mjeke te tjere specialiste qe nuk jane ne grafikun e konsultes por me konsentin e mjekut.

  • Me cfarë ekzaminimesh preoperatore, teste laboratorike apo ekzaminime të tjera suplementare duhet të jetë i pajisur pacienti para operacionit?

    · HEMOGRAME (Gjak me Formule Leukocitare)
    · LIPIDOGRAME
    · KOHE HEMORAGJIE - KOHE KOAGULIMI
    · GRUP GJAKU + Rh
    · URINE KOMPLET
    · PCR
    · ERITROSEDIMENT
    · PROKACITONIN
    · ALT (SGPT)
    · AST (SGOT)
    · PT-INR
    · BILIRUBINE TOTALE
    · AZOTEMI
    · KREATINEMI
    · GLICEMI (Esell)
    · HbA1C (Hb e glukozuar)
    · ELEKTROLITE
    · EKG + Interpretim + Konsultë Specialisti KARDIOLOG
    · TSH
    · FOSFATAZE ACIDE
    · FIBRINOGJEN
    · Anti HCV
    · HBsAg ultra
    · HIV Ag
    · Rox-GRAFI PULMONI e interpretuar nga Specialisti RADIOLOG

  • Cilat janë aresyet që një pacient ka nevojë për kirurgji dore?

    • Dëmtimet traumatike të dorës
    • Dëmtimet e dorës si pasojë e artritit reumatizmal
    • Ndryshimet degjenerative që prekin strukturat e dorës
    • Probleme apo defekte të dores që janë present në lindje apo kongenitale

  • Cilat janë procedurat më të shpeshta që përfshihen në kirurgji dore?

    • Clirim i sindromës se tunelit karpal
    • Transferta tendinoze në paraliza
    • Polidaktili e dorës
    • Sindaktili e dorës
    • Agenezi e dorës
    • Banda amniotike të dorës dhe anësisë së sipërme
    • Paraliza obstetrikale
    • Kirurgji plastike rekonstruktive me grafte lëkure
    • Kirurgjia për Trigger Finger
    • Kontraktura Dupuytren
    • Clirimi i kontrakturave të gishtave
    • Tendiniti i DeQuervain
    • Reponimi i hapur dhe osteosinteza e frakturave
    • Riparim tendini primar apo sekondar
    • Riparim nervi
    • Fasciotomi
    • Drenim kirurgjikal me debridement
    • Zëvëndësim protetik artikulacioni
    • Reimplantim

  • Cfarë duhet të ketë kujdes pacienti me protezë kokse (kërllokullës), 6 deri 12 muajt e parë pas operacionit

    · Të mos kryqëzoje anësinë e operuar mbi këmbën tjetër,
    · të mos mbledhi artikulacionin koksofemoral të operuar mbi 90º,
    · të mos rrutulloje këmbën e operuar nga brënda
    · të minimizojë ngjitjen e shkallëve
    · të qëndrojë ulur në një karrike të fortë dhe të qëndrueshme
    · të ketë kujdes nga rrëzimet
    · të përdore ngritëse për banjon
    · të mos lejojë kafshët shtëpijake afër gjatë kohës së shërimit

  • Cilat jane disa nga trajtimet parandaluese ne demtimet e gjurit ?

    · Medikamentet antiinflamatore
    · Suplementet Glucosamine dhe Chondroitin Sulfate
    · Analgjezike
    · Kufizimi i aktiviteteve te renda fizike qe shkaktojne dhimbje
    · Perdorimi i shkopit apo walking per te lehtesuar peshen
    · Fizioterapi
    · Injeksione intraartikulare kortizoni
    · Injeksione me PPP apo PRP
    · Injeksione viscosuplementesh
    · Humbja ne peshe etj

  • Cfare duhet te kete kujdes pacienti me proteze gjuri ne shtepi?

    · Te mbaje paster dhe te thate plagen operatore
    · Anesia duhet te qendroje ne elevacion per disa dite dhe me kompresa akulli
    · Te mbaje walker apo paterica
    · Te mos ngase makine
    · Te hiqen qilimat ne shtepi
    · Te mos rrutulloje kemben e operuar nga brenda
    · Te minimizoje ngjitjen e shkallave
    · Te qendroje ulur ne nje karrike te forte dhe te qendrueshme
    · Te kete kujdes nga rrezimet
    · Te perdore ngritese per banjon dhe karrige dhe kapese ne dush
    · Te mos lejoje kafshet shtepijake afer gjate kohes se sherimit

  • Cilat jane aresyet qe nje pacient ka nevoje per procedura ne ortopedi traume?

    • Proteze gjuri
    • Proteze te kokses
    • Proteze te supit
    • Fraktura te ekstremiteteve te siperme dhe te poshtme
    • Artroskopi te artikulacionit te gjurit
    • Artroskopi supi etj
    • Demtime te muskujve dhe tendineve
    • Kirurgji korrigjuese, rekonstruktive
    • Amputacione
    • Mosngjitje te frakturave
    • Luksacione te artikulacioneve
    • Fraktura te fragilitetit
    • Procedurat kirurgjikale qe behen me artroskopi
    • Procedurat kirurgjikale te nenspecialitetit kirurgji dore
    • Procedurat kirurgjikale te nenspecialiteti kirurgji kembe et

  • Kur pacienti e ka te domosdoshme proceduren kirurgjikale qe quhet Artroskopi?

    · Ne rupturat e ligamentit kruciat anterior dhe posterior
    · Ne pozicionimet jo normale te kupes se gjurit, pateles
    · Kur ka copa te kartilagos brenda ne artikulacion te gjurit
    · Heqjq e cistit Baker
    · Frakturat intraartikulare te platose tibiale
    · Rupturat e menisqeve
    · Tendinitet she bursitet e supit
    · Akromioplastike supi ne sindromen e impingement
    · Ne riparimin e SLAP ne sup
    · Luksacionin, daljen jashte te supit
    · Ne supin e ngrire
    · Demtimet e mashetes rotatore te supit
    · Demtimet e artikulacionit akromioklavikular
    · Kirurgjine e tendinit biceps
    · Impingement te artikulacionit koksofemoral etj

  • Si te pregatiteni per proceduren Artroskopi?

    · Pacienti duhet te realizoje te gjithe bilancet preoperatore, kosultat me specialist te tjere dhe ekzaminimet suplementare te kerkuara nga mjeku trajtues.
    · Pacienti duhet te nderprese marrjen e medikamenteve te caktuara disa dite apo jave para interventi; si aspirina apo antikoagulante te tjere; si ibuprofeni apo antiinflamatore te tjere.
    · Duhet te qendroje esell 6-12 ore para interventit