Pershendetje.
Asnjeher nuk jam shprehur ne fb per ate kohe ku me duhej te kaloja dite dhe net shume te veshtira si shume paciente te tjere ne Spitalin Ushtarak ne Tirane si pasoje e nje demtimii shume serioz qe kisha ne parakrah, demtim ky qe erdhi nga nje prerje aksidentale ne xham.
Demtimi dhe nderhyrja kirurgjikale me pas ishin shume serioze.
I pamesuar me ato cfare ndodhin ato dite kerkoja shpres dhe ndihme tek kushdo…sot ne facebook jam perballur me nje foto ne te cilen ndodhen dy doktoret qe per mua ishin shpetimtaret e mi. Sigurisht qe nuk mund te isha indiferent ndaj kesaj fotoje.
FALEMINDERIT Dr. Arian Celaj dhe Dr. Bardhyl GUCE…nuk i gjej dot fjalet…shum gjera harohen ne jete, ju te dy JO.
Faleminderit qe me punen tuaj gjithcka eshte si ne fillim tashme…