Instabiliteti skafolunat kronik shoqërohet me dhimbje të vazhdueshme, humbje të fuqisë së kapjes, kufizim të lëvizjeve të artikulacionit radiocarpal. Ruptura e ligamentit skafolunat me kalimin e kohës mund të kompromentojë mekaniken e artikulacionit radiokarpal duke cuar në dëmtime degjenerative të kartilagos artikulare dhe deri në osteoartrit të rëndë të artikulacionit radiocarpal.
Rikonstruksioni i ligamentit skafolunat në paqëndrueshmërinë skafolunate kronike, mbetet i vështirë dhe mjaft i diskutueshëm përsa i përket teknikave të ndryshme kirurgjikale dhe rezultateve të trajtimit që shoqërojnë cdo teknike.
Përshkruhen shumë teknika kirurgjikale të rikonstruksionit të ligamentit skafolunat të cilat me kalimin e kohës janë përmirësuar ndjeshëm.
Teknika e rikonstruksionit të ligamentit skafolunat kronik me përforcim të graftit tendinoz me ligament InternalBrace dhe Ankora 3.5 mm DX SwiveLock® SL është teknikë e rekomanduar në paqëndrueshmërite dinamike dhe statike të rupturave të ligamentit skafolunat.
Kjo teknike ka indikacionet e veta dhe është sot ndër më të preferuarat në trajtimin e kësaj problematike komplekse.
Trajtimi kirurgjikal i rupturës së ligamentit skafolunat i drejtpërdrejtë është shpesh i pamundur, duke bërë të domosdoshme përdorimin e teknikave alternative të rikonstruksionit funksionale dhe të reduktojë dhimbjen postoperatore.
Aplikimi i kësaj teknike kirurgjikale si standart trajtimi për pacientët tanë me instabilitet skafolunat kronik, mund të përmirësojë rezultatet Instabilitet skafolunat, instabilitet karpal, dëmtim i ligamentit skafolunat.