Artroskopia e supit është procedurë kirurgjikale miniinvazive që shërben për trajtimin e shumë patollogjive të supit.
Tashmë e kthyer në rutinë trajtimi, me këtë procedurë moderne mund të trajtohen shumë probleme të artikulacionit të supit që përpara realizoheshin me kirurgji të hapur.
Artroskopia e supit është procedurë kirurgjikale e domosdoshme në trajtimin e patollogjive si më poshtë shënuar:
- Si procedurë diagnostikuese për patollogji të ndryshme të supit
- Vlerësimi dhe trajtimi i paqëndrueshmërisë (instabilitetit) të supit
- Dëmtimet e babrumit glenoidal apo të tendinit të bicepsit (tenodeze e bicepsit)
- Në dëmtimet, rupturat e manshetës rotatore, si ruptura e m. supraspinat, infraspinat etj
- Bursiti, tendiniti i kalcifikuar i supraspinatit
- Ngurtësia e shpatullës
- Dekompresimi subakromial apo akromioplastika
- Artriti i artikulacionit akromio klavikular
- Shpatulla e ngrirë
- Heqja e trupave të lirë në artikulacionin e supit
- Debridement/drenazhim i infeksionit etj.
Artroskopia është procedurë kirurgjikale shumë më pak traumatike për muskujt, ligamentet dhe indet sesa metoda tradicionale e hapjes kirurgjikale të shpatullës me prerje të gjata (teknika të hapura).
Rikuperimi pas artroskopisë së supit.
Ënjtja e lehtë e shpatullës mund të jetë e pranishme pas operacionit, gjë që është normale. Vendosja e kompresave të akullit në shpatull për rreth 20 minuta, 3-4 herë në ditë ndihmon në uljen e ënjtjes. Pacienti mund t’i kthehet aktivitit normal kur të ndihet rehat dhe një vizitë vijuese duhet të planifikohet 7-10 ditë pas operacionit për të monitoruar gjendjen.