Ortoped apo reumatolog

Kirurgji Dore

Kirurgji dore quhet një spektër i gjërë teknikash operatore që kanë lidhje me problemet e dorës, artikulacionit radiokarpal (kycit të dorës) dhe të nervave periferikë të anësisë së sipërme.

Përfshin gjithashtu kirurgjinë rekonstruktive, në trauma apo dhe anomalitë kongenitale dhe ka për qëllim përmirësimin e funksionit dhe kozmetikës së dorës.

Shumë crregullime apo probleme trajtohen pa operacione duke përdorur imobilizime të ndryshme me splinte, orteza apo dhe allci. 

Mund të aplikohen injeksione të ndryshme apo mund të trajtohen vetëm me fizioterapi.

Zakonisht procedurat janë kirurgji ditore, me anestezi lokale, lokoregjinale apo edhe gjenerale (më rradhë) për pacientët femijë.

Përdoren instrumenta specifike të kirurgjisë së dorës, lupa apo mikroskop, që japin mundësine e realizimit të teknikave delicate kirurgjikale.

Fizioterapia pas operacioneve në dorë është shumë e rëndësishme dhe realizohet nga specialistë të fushës.

Cilat janë arësyet që një pacient ka nevojë për kirurgji dore?

*Dëmtimet traumatike të dorës

*Dëmtimet e artritit reumatizmal 

*Ndryshimet degjenerative

*Defekte ne lindje, kongenitale

Cilat janë procedurat më të shpeshta që realizohen në kirurgji dore?

*Sindroma e tunelit karpal

*Transferta tendinoze

*Polidaktilia e dorës

*Sindaktilia e dorës

*Agenezia e dorës

*Banda amniotike

*Paraliza obstetrikale

*Trigger Finger

*Kontraktura Dupuytren

*Kontraktura gishtave

*Tendiniti i DeQuervain

*Trajtimi i frakturave

*Riparim tendini

*Riparim nervi

*Drenim kirurgjikal

*Reimplantim

Interventet e kirurgjisë së dorës konsiderohen delikate dhe kanë nivel vështirësie që varion. Rekomandohet që intervente të tilla të realizohen nga specialistë të trajnuar dhe specializuar në lidhje me kirurgjinë e dorës. Një kirurg dore ka pregatitje më të thelluar në lidhje me diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e crregullimeve, problemeve të dorës, artikulacionit radiokarpal dhe të parakrahut. Gjithashtu shumë kirurgë dore kanë trajnime suplementare që ju shërbejne të trajtojnë shumë mirë edhe problemet e bërrylit, të supit dhe probleme të tjera ortopedike.

Dr. Arian Çelaj

Kirurg Ortoped Traumatolog, Kirurgji Dore & Anësi e Sipërme, Artroskopi, Protezim, Anomali të lindura, Kirurgji e Nervave Periferik, Paraliza Obstetrikale

Gjithashtu mund te lexoni...

Postimet me te klikuara...