Efektet e temperaturës së lartë tek pacientët ortopedike.

Efektet e temperaturës së lartë tek pacientët ortopedike, janë dokumentur gjërësisht në literaturë. Temperaturat e larta e përkeqësojne gjëndjen e një sërë problemesh kronike ortopedike, gjithashtu edhe tek pacientët që hospitalizohen dhe i nënshtrohen trajtimit kirurgjikal. Infeksioni është një ndërlikim i shpeshte tek pacientët që hospitalizohen apo i nënshtrohen procedurave …

Demtimet e Ligamenteve te Supit

Artroskopia e supit është procedurë kirurgjikale miniinvazive që shërben për trajtimin e shumë patollogjive të supit. Tashmë e kthyer në rutinë trajtimi, me këtë procedurë moderne mund të trajtohen shumë probleme të artikulacionit të supit që përpara realizoheshin me kirurgji të hapur. Artroskopia e supit është procedurë kirurgjikale e domosdoshme …

Riparim Ligamenti Kruciat

Ruptura e ligamentit kruciat anterior (ACL) është një dëmtim shumë i shpeshtë, sidomos tek sportistët. Ruptura e ACL ndikon drejtpërdrejtë në stabilitetin antero posterior dhe rotator të gjurit, duke dhënë ndjesinë e daljes se gjurit nga vendi gjatë aktivitetit të përditshëm dhe atij sportiv, duke rrezikuar dëmtimet e menisqeve dhe …

Sinoviti Vilonodular i Pigmentuar (PVNS)

Sinoviti villonodular i pigmentuar (PVNS) është një patollogji e rrallë dhe beninje e proliferimit të indit synovial që prek artikulacionet, këllëfet e tendineve dhe bursat.  Prek kryesisht grupmoshën 20-40 vjeç.  Etiologjia është e panjohur, është e diskutueshme nëse PVNS duhet të konsiderohet një gjëndje inflamatore apo një neoplazi.  PVNS intra …

Dëmtimi i Meniskut

Dëmtimi i meniskut medial të gjurit është më i shpeshtë se dëmtimi i meniskut lateral pasi nga anatomia është më i stabilizuar me ligamentin e thellë kolateral medial dhe kapsulën artikulare dhe fakti që absorbon 50% të peshës e rrit mundësine e dëmtimit. Menisku medial është strukturë fibrokartilaginoze, amortizues i …