Përdorimi i tepërt i gishtave përmes lëvizjeve të përsëritura, të tilla si shtypja në telefonat celulare smart gjatë mesazheve dhe lundrimi në mediat sociale, është një problem real që mund të shoqërohet me tendinite dhimbje të forta të gishtave që mund të pengojnë në aktivitetin normal të përditshëm.
Tenosinoviti stenozant, shkaktohet nga përdorimi i përsëritur ose me forcë i gishtërinjve. Në mënyrë tipike, është një gjëndje që vjen gradualisht me kalimin e kohës, dhe jo si rezultat i një incidenti të vetëm. Ajo që e bën edhe më të zakonshme këtë problematike është edhe përdorimi i shtuar i mediave sociale dhe telefonave inteligjentë.
Me rritjen dhe përmirësimin e komunikimit celular, informacioni po udhëton me shumë shpejtësi.
Për pasojë, ne shtypim vazhdimisht mesazhe, përdorim tastiera dhe navigojmë në media sociale si kurrë më parë.
Të gjitha këto shkaktojnë presion të madh mbi gishtat tanë duke shfaqur dëmtime si pasoje e ketij aktiviteti.
Mjekët tani po shohin më shumë raste të tendiniteve dhe dhimbjeve të dorës në pacientë më të rinj në moshë, kjo si pasojë e përdorimit të celularëve smartphone dhe e navigimit në media sociale.