Gishta të bashkuar, SYNDACTYLY

Gishta te bashkuar, SYNDACTYLY

Termi Sundactyly, vjen nga fjalët Greke “syn” (i bashkuar) dhe “dactylos” (gisht) dhe është mungesë e diferencimit embrional të gishtave. 

Është deformimi i lindur më i shpeshtë i dorës dhe mjaft i rëndësishëm përsa i përket aspektit funksional dhe atij estetik. Një deformim i tillë ka një frekuencë 1:2000 lindje të gjalla, është dy herë më i shpeshtë tek meshkujt krahasuar me femrat. Në 50% të rasteve deformimi është bilateral. 

Syndactylia mund të jetë e thjeshtë, gishtat bashkohen në komisurën ndërmjet gishtave vetëm me anë të lëkurës, apo komplekse ku gishtat janë të bashkuar me anë të lëkurës por kemi dhe fuzionim të kockave. Syndactylia mund të jetë e pjeshme ku gishtat bashkohen pjesërish apo e plotë. Gishtat që preken më shpesh janë gishti i II-të dhe i III-të. 

Syndactyli e plotë e gishtave III-IV Trajtuar kirurgjikalishtt për hapjen e komisurës III-IV.                                           

Trajtimi është kirurgjikal. Procedura kirurgjikale realizohet më ndihmën e incizioneve komplekse volarisht dhe dorsalisht nëmënyrë që të ketë mbulim të plotë të defektit të krijuar pas lirimit të komisurës. Në raste të vecanta kur nuk arrihet plotësisht mbulimi i defektit, është i nevojshëm transplanti i lëkurës. 

Syndaktylia e gishtit të gjatë zakonisht prek gishta me gjatësi të njëjtë dhe për këtë arësye si dhe për  aparencën finale të komisurës, trajtimi kirurgjikal jep rezultate më të mira nëse realizohet pas moshës 18 muaj. Në raste të rralla kur bëhet fjalë për Syndactyli të gishtit I-II-të, apo IV-V të procedura kirurgjikale duhet të realizohet në moshën 6-12 muaj në mënyrë që të parandalohen deformimet e mëvonshme si pasojë e diferencës në gjatësi të gishtërinjve, si fleksioni i sforcuar, angulacioni dhe rotacioni i gishtave.

Ndjekja bëhet deri në maturimin e plotë skeletik si pasojë e komplikacioneve që paraqet ndërhyrja kirurgjikale si ngushtimi i komisurës, deviacioni i gishtave (kryesisht në syndaktylinë komplekse) si dhe komplikacione të tjera që ka cdo procedurëkirurgjikale.

Dr. Arian Çelaj

Kirurg Ortoped Traumatolog, Kirurgji Dore & Anësi e Sipërme, Artroskopi, Protezim, Anomali të lindura, Kirurgji e Nervave Periferik, Paraliza Obstetrikale

Gjithashtu mund te lexoni...

Postimet me te klikuara...