Disa fakte argëtuese në lidhje me strukturat anatomike të dorës

Disa fakte argëtuese në lidhje me strukturat anatomike të dorës.

A e dinit se cdo dorë përmban plus, minus 29 kocka, 29 artikulacione,
123 ligamente, 34 muskuj, 48 nerva dhe 30 arterie?

A e dini se sa më i lartë të jetë niveli i testosteronit, aq më i gjatë do të jetë gishti i unazës?

E keni pyetur ndonjëherë veten pse e mbani unazën e martesës në gishtin e majtë? Arësyeja është për shkak se ka një venë në atë gisht, vena amoris (vena e dashurisë) që dikur besohej se ishte e lidhur drejtpërdrejt me zemrën tuaj.

Studiuesit kanë kryer një hulumtim që tregon se meshkujt më të suksesshëm kanë gishta të unazës që janë më të gjatë se homologët e tyre më pak të suksesshëm.

Studimet tregojnë se fëmijët që kanë gishta të gjatë janë më të mirë në matematikë.

Ju e dini që gjurmët tuaja të gishtërinjve janë unike, por a e dini se shanset që një qënie njerëzore të ketë të njëjtën gjurmë gishti janë rreth një në një milion?

Është interesante se ekzistojnë njerëz në botë që nuk kanë fare gjurmë gishtash. Askush nuk e di pse ndodh kjo.

Dr. Arian Çelaj

Kirurg Ortoped Traumatolog, Kirurgji Dore & Anësi e Sipërme, Artroskopi, Protezim, Anomali të lindura, Kirurgji e Nervave Periferik, Paraliza Obstetrikale

Gjithashtu mund te lexoni...

Postimet me te klikuara...