Dora Reumatoide (Deformimet e dores si pasoje e artritit rheumatoid)

Dora Reumatoide (Deformimet e dores si pasoje e artritit rheumatoid) eshte nje semundje inflamatore kronike, si pasoje e nje procesi autoimun qe prek kryesisht artikulacionet diarthrodiale.

Rreth 70% e pacienteve qe vuajne nga artriti reumatoid, kane probleme me duart dhe kryesisht artikulacionet metakarpo-falangeale. Tenosinoviti dhe rupturat e tendineve jane te shpeshta ne kete kategori pacientesh.Demtimet e artikulacioneve dhe rupturat tendinoze cojne ne deformime te rendesishme, duke demtuar rende funksionin e dores. Per pasoje pacientet nuk mund te kryejne nje sere aktivitetesh te jetes se perditshme, duke ulur ndjeshem cilesine e jetes.Fillimish trajtimi eshte konservativ, medikamentoz.

Jane tre klasa medikamentoze qe perdoren ne trajtimin e artritit rheumatoid: NSAID, kortikosteroidet dhe DMARD.DMARD kane treguar te jene me te suksesshem persa i perket reduktimit te aktivitetit te artritit rheumatoid, duke dhene permiresime edhe persa i perket rezultateve radiologjike.

Gjithesesi kur demtimi artikular eshte i rendesishem, shoqeruar me deformime artikulare, kur pacienti eshte refraktar ndaj trajtimit medikamentoz, duhet te merret ne konsiderate trajtimi kirurgjikal.

Tenosinoviti si pasoje e rezultateve jo te mira te trajtimit medikamentoz, rupturat tendinoze etj. kerkojne trajtim kirugjikal. Pershkruhen mjaft teknika kirurgjikale qe kane benefitet e veta persa i perket trajtimit te deformimeve te artikulacioneve metakarpo-falangeale, deformimit butoniere, apo qafe mjelme.

Eshte e nevojshme nje vleresim shume i mire klinik ne lidhje me gamen pasive te levizjeve te artikulacioneve te prekur per te bere nje plan kirurgjikal korrekt.Teknikat e trajtimit kirurgjikal kane nje game te gjere aplikimesh; tenoliza, neuroliza, artroliza, clirimi i kotrakturave tendinoze apo artikulare, transfertat tendinoze, artrodezat apo artroplastika e artikulacioneve te ndryshme te prekur.

Trajtimi i nje problematike te tille mbetet nje sfide qe kerkon bashkepunim te ngushte ndermjet kirurgut ortoped dhe specialistit reumatolog.

Dr. Arian Çelaj

Kirurg Ortoped Traumatolog, Kirurgji Dore & Anësi e Sipërme, Artroskopi, Protezim, Anomali të lindura, Kirurgji e Nervave Periferik, Paraliza Obstetrikale

Gjithashtu mund te lexoni...

Postimet me te klikuara...