Tendovaginiti DeQuevain

Tendovaginiti DeQuevain i gishtit the madh te dores mund të jetë një gjendje shumë e dhimbshme dhe shkakton paaftësi te rendesishme ne aktivitetin e perditshem. Veprime te thjeshta si kapja e objekteve, apo qe kerkojne perdorimin e artikulacionit radiokarpal, behen shume te dhimbshme dhe mund të behen pothuajse të pamundura.

Tendini EPB, the dy tendinet APL mbeshtillen nga sistemi i retinakulumit ekstensor ne kompartimentin e pare dorsal. Sindroma DeQuervain shkaktohet si pasoje e levizjeve te perseritura ne nivelin e artikulacionit radiokarpal qe shkaktojne ferkim dhe irritim te komponenteve tendinoze ne kompartimentin e pare dorsal.

Devijimet anatomike si: me shume se dy tendine APL, apo me shume se dy ndarje te tendineve ne kete kompartiment, mund te predispozojne per sindome DeQuervain. Edhe lezione te tjera si cistet ganglionare mund te kontribuojne ne ngushtimin e hapesires se kompartimentit te pare dorsal.

Puna, aktiviteti i perditshem, ferkimi i vazhdueshem i tendineve, shoqerohet me enjtje, edeme te lokalizuar, dhe ngushtim te metejshem te hapesires se kompartimentit te pare dorsal. Per pasoje shoqerohet me dhimbje ne aspektin radial te artikulacionit radiokarpal, dhimbje ne bazen e gishtit te madh, temperature lokale ne nivelin e kompertimentit te pare dorsal dhe krepitacione.

Dhimbja ndonjehere mund te perfshije te gjithe parakrahun, dhe te gjithe anesine e siperme.

Testi klasik per konfirmimin e diagnozes se Sindromes DeQuervain eshte ai Finkelstein.Trajtimi konsiston në qetesi, perdorim i ortezave te ndryshme, fillimisht naten, apo edhe diten ne varesi te problematikes se pacientit, perdorimi i analgjezikeve dhe antiinflamatoreve josteroide, dhe ne disa raste përdorimin e injeksioneve me kortikosteroide. Nëse këto trajtime nuk japin permiresim me kalimin e kohës, mund të linde nevoja e trajtimit kirurgjikal.

Trajtimi kirurgjikal konsiston ne clirimin e tendineve te kompartimentit te pare dorsal. Teknika kirurgjikale eshte delikate pasi ne linjen e incizionit kalojne deget superficiale te nervit radial qe nuk duhen demtuar.

Demtimi i tyre jep humbje te ndjeshmerise ne zonen perkatese te inervimit. Nese teknika kirurgjikale nuk realizohet ne menyre korrekte shoqerohet me subluksim volar te tendineve te kompartimentit te pare dorsal, dhe dhimbja mund te persistoje edhe pas interventit.

Nëse vihet re subluksim gjate testit intraoperator, duhet te krijohet flap retinakular jokonstriktiv për te penguar subluksimin e tendineve.

Imobilizimi i gishtit te madh me orteze apo gips për 1 deri në 2 javë pas operacionit eshte ne vleresimin e kirurgut ne varesi te teknikes kirurgjikale te perdorur apo ne varesi te pacientit qe nuk ka të ngjarë të kufizoje aktivitetin pas operacionit, veçanërisht pacientët me fëmijë të vegjël ose punëtorët manual.

Punet me doren e prekur, kapjet me force dhe lëvizjet e shpeshta te gishtit te prekur duhet te kufizohen për 4 deri në 6 javë.

Pacientët që nuk kufizojnë punet me dore në periudhën e hershme pas operacionit ka të ngjarë të kenë sherim më të ngadaltë.

Simptomat zakonisht zhduken menjëherë pas operacionit, por mund të kete përmirësim më te ngadaltë në punëtorët manual. Nëse simptomat vazhdojnë, duhet të merret parasysh dështimi i lirimit te komponenteve tendinoze te kompartimentit te pare dorsal, dhe ritrajtimi kirurgjikal.

Dr. Arian Çelaj

Kirurg Ortoped Traumatolog, Kirurgji Dore & Anësi e Sipërme, Artroskopi, Protezim, Anomali të lindura, Kirurgji e Nervave Periferik, Paraliza Obstetrikale

Gjithashtu mund te lexoni...

Postimet me te klikuara...