Kontraktura Dupuytren eshte nje crregullim i shpeshte, progresiv, fibro-proliferativ i fascies palmare dhe digitale te dores.
Ne prezantimin klinik fillestar vihet re nje nodus i forte ne aspektin volar te dores, qe shtrihet ne forme kordash fibro-kolagjeni ne drejtim te gishtave.
Me avancimin e semundjes kordat maturohen, trashen dhe kontraktohen duke cuar ne deformimin e kontraktures flektore permanente te gishtave.
Si pasoje e kesaj semundjeje pacienti ka kufizim te rendesishem ne aktivitetin e tij te perditshem, persa i perket kujdesit personal, ne pune etj duke perkeqesuar cilesine e jetes.
Interventi kirurgjikal rekomandohet ne rastet kur deformimi i kontraktures flektore te gishtave kufizon funksionin e dores, dhe kjo ne rastet kur kemi instalim te deformimit ne artikulacionet inter-falangeale proksimale dhe metakarpo-falangeale mbi 30°.
Ka nje game te konsiderueshme opsionesh trajtimi: clirim i kotraktures fasciotomi me age, me injeksione kolagjenaze, ekcizimi kirurgjikal me fasciotomi te pjesshme apo dermo-fasciectomi.