Efektet e temperaturës së lartë tek pacientët ortopedike, janë dokumentur gjërësisht në literaturë.
Temperaturat e larta e përkeqësojne gjëndjen e një sërë problemesh kronike ortopedike, gjithashtu edhe tek pacientët që hospitalizohen dhe i nënshtrohen trajtimit kirurgjikal.
Infeksioni është një ndërlikim i shpeshte tek pacientët që hospitalizohen apo i nënshtrohen procedurave kirurgjikale, dhe ndodh mesatarisht në 2%-5% të pacientëve.
Pacientët kanë 39% më shumë gjasa të zhvillojnë një infeksion gjatë periudhës më të ngrohtë të vitit, krahasuar me periudhën më të ftohtë të vitit.
Si pasojë e temperaturave të larta ndodh kolonizim i shtuar i patogjenëve si Staphylococcus aureus, rritja e kontaktit lëkurë me lëkurë me një shans më të lartë transmetimi dhe ndërprerje të lëkurës (ulçera dhe plagë), të cilat janë më të zakonshme në verë.
Valë të nxehti konsiderohet kur temperatura maksimale ditore është 25 gradë ose më lart për tre ditë rresht. Humidex është një masë që përcakton temperaturën e përjetuar nga pacienti, përmes një rezultati të kombinuar që përfshin temperaturën dhe lagështinë maksimale.
Ndryshimet e temperaturës ndikojnë në mënyrën se si ndihen dhe funksionojnë artikulacionet.
Në verë, lagështia mund të jetë një faktor për disa arsye: Tendinat, ligamentet dhe muskujt zgjerohen në klime me lageshtirë, duke zvogëluar hapësirat, apo komprimuar nervat në kanalet e përbashkët.
Temperaturat e larta kufizojnë aktivitetin fizik. Pasiviteti ngurtëson artikulacionet.
Artikulacionet me kartilago të konsumuar, me nerva të ekspozuar, kanë ndjeshmëri më të lartë ndaj ndryshimeve të temperaturës.
Përqindja e lartë e lagështires bën që trupi të djeresijë me shumë se normalisht dhe si pasojë të humbasë ujë, dehidrohet. Reduktimi i lëngjeve rreth artikulacioneve bën që ato të dhëmbin.
Temperatura e lartë bën që trupi të prodhojë më shumë qeliza inflamatore, kjo rezulton në dhimbje, enjtje të artikulacioneve.
Kjo mund të shkaktojë rigiditet dhe kufizim të lëvizjeve në artikulacione të caktuara. Inflamacioni mund të cojë në probleme kronike, si artriti reumatizmal nëse nuk trajtohet.
Një informacion i tillë është i rëndësishëm pasi i nxit sistemet shëndetësore të marrin masat adekuate, të rishpërndajnë burimet, përmirësojnë kushtet në mënyrë të përshtatshme për të dhënë një shërbim sa më cilësor ndaj pacientëve, me sa më pak komplikacione.