Drejtoria e Strategjisë Akademike dhe Edukimit Mjekësor pranë Spitalit Amerikan, udhëhequr nga Dr.Shk.Lindita Shosha, në bashkëpunim me Albanian Medical Education Association organizuan Masterklas KIRURGJI 3 Fokus “Zgjidhja kirurgjikale e sfidave intraoperatore”.
17 kirurgët më të shquar të disiplinave të ndryshme të kirurgjisë vendase dhe të huaj i njohën pjesëmarrësit me teknikat më moderne dhe rastet ekstreme në kirurgjitë madhore.
Me një pjesëmarrje nga të gjitha trevat mbarëshqiptare profesionistët e shëndetësisë u njohën me eksperiencën e kirurgëve të Spitalit Amerikan, Spitalit Amerikan Kosovë, Spitalit Hygeia, Qendës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitalit Universitar të Traumës dhe lektorë nga Gjermania.
Morën pjesë kirurgët më të shquar shqiptarë dhe të huaj: Prof. Dr. Mentor Petrela, Dr. Shk. Lindita Shosha, Dr. Alfred Aga, Prof. As. Artur Xhumari, Dr. Shk. Fatos Olldashi, Prof. Dr. Arvin Dibra, Prof. Dr. Aben Beqiri, Dr. Shk. Teuta Haveri, Prof. Dr. Rudin Domi, Prof. As. Arsen Seferi, Prof. As. Andi Kaçani, Dr. Shk. Raif Cavolli, Prof. As. Altin Veshti, Prof. Dr. Bahadir Celep, Prof. Dr. Halil Krasniqi, Dr. Arian Çelaj dhe Dr. Rezarta Kapaj.
“Ky Masterklas solli prezantime jashtëzakonisht të vlefshme ku tregohet realisht se çfarë pune bëhet në Shqipëri, si zgjidhen rastet e vështira, në çfarë sfidash vendosen kirurgët në sallën e operacionit, sa e lehtë apo sa e vështirë është të jesh kirurg”, tha Dr.Shk.Lida Shosha, kryemjeke e Spitalit Amerikan dhe presidente e Shoqatës “AMEA”.
Eventi u ndoq nga: kirurgë të përgjithshëm, neourokirurgë, kardiokirurgë, ortopedë, urologë, oftalmologë, onkologë, kirurgë ORL, kirurgë facialë, anestezistë-reanimatorë, kardiologë, radiologë, obstetër-gjinekologë, anatomopatologë, neurologë, mjekë të përgjithshëm dhe urgjence, teknikë radiologjie dhe studentë të mjekësisë.
Aktiviteti u akreditua nga ASCKSHSH-ja me 6 (gjashtë) KREDITE, të cilat njihen edhe nga Oda e mjekëve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Investimi në Shkencë dhe Edukim mjekësor është investimi i së ardhmes” – Spitali Amerikan.