Sinoviti villonodular i pigmentuar (PVNS)

Sinoviti villonodular i pigmentuar (PVNS) është një patollogji e rrallë dhe beninje e proliferimit të indit synovial që prek artikulacionet, këllëfet e tendineve dhe bursat. 

Prek kryesisht grupmoshën 20-40 vjeç. 

Etiologjia është e panjohur, është e diskutueshme nëse PVNS duhet të konsiderohet një gjëndje inflamatore apo një neoplazi. 

PVNS intra artikular shpesh prek artikulacionet e mëdha, dhe 66-80% e rasteve ndodhin në artikulacionin e gjurit. 

PVNS klasifikohet difuz ose i lokalizuar. 

Incidenca e PVNS është 1.8 raste në 1 milion.

PVNS i lokalizuar takohet në 6% të rasteve.

PVNS prezantohet me një spektër të gjërë paraqitjesh klinike dhe gjetjesh imazherike.

Klinika e PVNS paraqitjet me simptoma të ndryshme; dhimbje, ënjtje (efuzion), gamë të kufizuar të lëvizjes, bllokim, masë e prekshme dhe instabilitet.

Dhimbja  përkeqësohet me ecjen, vrapimin dhe ngjitjen e shkallëve. Pacienti ndjen kërcitje të herëpashershme brenda gjurit pa u bllokuar apo ndjesinë e paqëndrueshmërisë. Zakonisht pa histori të traumës para fillimit të simptomave.

Lokalizimi më i zakonshëm i raportuar në literaturë i PVNS është në gju, në kompartimentin e përparme.

Për studimet imazherike, MRI është e rëndësishme për zbulimin e zonës së inflamacionit me depozitat e hemosiderinës dhe lezionet kanë një intensitet të ulët në imazhet T1 dhe T2 si për PVNS difuz ashtu edhe për atë të lokalizuar.

Diagnoza nuk mund të bëhet vetëm në bazë të MRI-së dhe diagnoza diferenciale përfshin hemangiomën, fibroksantoma, kondromatozën sinoviale, artropatinë amiloide ose hemofilike dhe tumoret desmoide. 

Kërkohet ekzaminimi histo-patologjik (biopsia) për diagnozën përfundimtare.

PVNS e patrajtuar është raportuar të shkaktojë deformim dhe shkatërrim të artikulacioneve. 

Qëllimet e trajtimit janë heqja e të gjithë indit anormal sinovial, lehtësimi i dhimbjes dhe minimizimi i ndryshimeve të deformimit të kyçeve. 

Sinovektomia (e hapur, artroskopike ose të dyja), artroplastika, rrezatimi janë trajtimet e zakonshme për PVNS. 

Ekcizimi artroskopik është trajtimi i zgjedhur dhe aktualisht mendohet të jetë kurativ.

Ekscizioni realizohet intra-lezional, sepse edhe në formën e lokalizuar, është e vështirë të përcaktohen kufijtë.

Raportimet në literaturë nuk janë të qarta në lidhje me kriteret e ekscizimit të plotë të PVNS dhe nuk ka raportime të ndjekjes me MRI për të treguar rastet e përsëritjes, recidivës.

Dr. Arian Çelaj

Kirurg Ortoped Traumatolog, Kirurgji Dore & Anësi e Sipërme, Artroskopi, Protezim, Anomali të lindura, Kirurgji e Nervave Periferik, Paraliza Obstetrikale

Gjithashtu mund te lexoni...

Postimet me te klikuara...