Triger finger, gishti kërcitës është një problem shumë i shpeshtë. Është një gjëndje e dhimbshme që i bën gishtat ose gishtin e madh të bllokohen. Mund të prekë një ose më shumë gishta në të njëjtën kohë, njërën ose të dy duart. Ndryshe quhet tenosinovitit stenozant, kur prek gishtin e madh, quhet Trigger Thumb.
Ndodh kur reaksioni inflamator ngushton hapësirën brënda këllëfit që rrethon tendinin. Takohet më shpesh tek pacientët që kanë sëmundje shoqëruese si: artriti reumatoid, guta dhe diabeti. Në shumicën e rasteve, shkaku nuk dihet.
Shënjat dhe simptomat mund të variojnë nga të lehta në të rënda:
- Ngurtësimi i gishtit, veçanërisht në mëngjes
- Ndjesi kërcitjeje ose klikimi kur lëviz gishtin
- Dhimbje ose një gungë në pëllëmbë në bazën e gishtit të prekur
- Gishti bllokohet në një pozicion të përkulur, i cili papritmas drejtohet
- Gishti bllokohet në një pozicion të përkulur, të cilin nuk jeni në gjwndje ta drejtoni
Në disa raste rekomandohet imobilizimi gjatë natës. Duke përdorur një splint natën për të mbajtur gishtin drejt, mund të parandalojë bllokimin e dhimbshëm gjatë gjumit. Sidoqoftë, mbajtja e gishtit drejt gjatë gjithë natës mund të rezultojë në nevojën për të kaluar ca kohë dhe përpjekje për ta lëvizur normalisht mëngjesin tjetër.
Barna anti-inflamatore josteroide (NSAID) orale ose lokale (si ibuprofen ose naproxen) mund të merren për të lehtësuar dhimbjen dhe për të përmirësuar gamën e lëvizjes.
Injeksionet kortikosteroide mund të bëhen në çdo fazë të simptomave. Pacientët mund të përfitojnë nga disa ushtrime në shtëpi të mësuara gjatë seancave paraprake tek fizioterapisti.
Nëse trajtimet jo-kirurgjikale nuk lehtësojnë simptomat, mund të rekomandohet trajtimi kirurgjikal. Kirurgu ortoped i dorës do të hartojë një plan individual të trajtimit për ju. Ka mënyra të ndryshme për të kryer operacionin. Ekzistojnë disa teknika të ndryshme kirurgjikale dhe opsione anestezie.
Shumica e pacientëve rikuperohen dhe kthehen në normalitet brënda disa javësh.