Sindroma e bandes amniotike

Sindroma e bandës amniotike (SBA) përkufizohet si një seri keqformimesh kongjenitale që i atribuohen strikturave të bandave amniotike që prekin pjesë të ndryshme të fetusit gjatë jetës intrauterine, me një spektër të gjërë çrregullimesh anatomike, duke variuar nga striktura cirkumferenciale të thjeshta dhe limfedemë e gishtave deri në deformime dhe anomali kongjenitale komplekse, në disa raste të papajtueshme me jetën.