Gishti kërcitës, Triger Finger

Triger finger, gishti kërcitës është një problem shumë i shpeshtë. Është një gjëndje e dhimbshme që i bën gishtat ose gishtin e madh të bllokohen. Mund të prekë një ose më shumë gishta në të njëjtën kohë, njërën ose të dy duart. Ndryshe quhet tenosinovitit stenozant, kur prek gishtin e madh, quhet Trigger Thumb. Ndodh kur reaksioni …

Sinostoza radioulnare kongenitale

Sinostoza radioulnare kongenitale është një anomali e rrallë e anësise së sipërme dhe e vështirë për tu trajtuar. Konsiston në fuzionimin proksimal të radiusit dhe të ulnës dhe si pasojë kufizimin e rotacionit të parakrahut. Forma bilaterale është më e shpeshtë.

Manus Varus Congenitalis

Manus Varus Congenitalis; deficenca radiale longitudinale (DRL) apo displazia radiale përkufizohet si një seri keqformimesh kongjenitale që karakterizohen nga hipoplazi e kockave, artikulacioneve, muskujve, tendineve, ligamenteve, nervave dhe vazave në aspektin radial të parakrahut.