Sa kohë zgjat proteza e artikulacionit koksofemoral ?

Sa kohë zgjat proteza e artikulacionit koksofemoral; kërllokullës?

Kjo është pyetja më e shpeshtë që bëjnë pacientët përpara se ti nënshtohen një operacioni të tillë.

Me teknologjinë më të re, materialet më të mira dhe teknikat më të avancuara kirurgjikale konstatohet edhe një rritje e konsiderueshme e jetëgjatësisë së zëvëndësimeve protetike tek pacientët.

Megjithatë, edhe me këto përparime teknologjike, zëvëndësimet protetike nuk mund të zgjasin përgjithmonë.

Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në jetëgjatësinë e zëvëndësimeve protetike.

Gjithsesi zëvëndësimet protetike tek pacientët, janë raportuar në studime të ndryshme të zgjasin mesatarisht 15 deri në 20 vjet.

Mjeku juaj mund të përdorë një kombinim materialesh të tilla si Metal në Polietilen (MOP) ose Qeramikë në Metal (COM) për të krijuar implantin tuaj.

Përdorimi i një shumëllojshmërie materialesh i ndihmon mjekët të krijojnë një zëvëndësim sipas karakteristikave të trupit tuaj me fleksibilitet maksimal.

Jetëgjatësia e një zëvëndësimi protetik nuk është përgjithmonë, por ju mund të luani një rol të rëndësishëm, të rrisni jetëgjatësinë e protezës tuaj dhe të përmirësoni cilësinë e jetës tuaj, duke ndjekur këshillat, procedurat pas operacionit dhe duke mbajtur një mënyrë jetese të shëndetshme.

Dr. Arian Çelaj

Kirurg Ortoped Traumatolog, Kirurgji Dore & Anësi e Sipërme, Artroskopi, Protezim, Anomali të lindura, Kirurgji e Nervave Periferik, Paraliza Obstetrikale

Gjithashtu mund te lexoni...

Postimet me te klikuara...