Fizioterapeuti ka mendjen e nje shkencetari, zemren e nje humanisti dhe duart e nje artisti. Nese doktori shpeton jete, fizioterapeuti e ben ate me te bukur per tu jetuar.
Fizioterapia aplikon ushtrime specifike sipas programeve apo protokolleve te caktuara per te permiresuar gamen e levizjeve, funksionin dhe cilesine e jetes tek pacienti.
Ndihmon pacientin ne rikuperimin me te shpejte nga frakturat, demtimet apo pas nderhyrjeve kirurgjikale te artikulacioneve, kollones vertebrale, demtimet e kokes, problemet pulmonare dhe pacientet me semundje kronike.
Fizioterapia eshte nje specialitet mjekesor qe merret me korrigjimin e deformimeve dhe permiresimin e games se levizjeve te aparatit muskulo-skeletik dhe ne menyre te vecante te ekstremiteteve dhe kollones vertebrale, gjithashtu edhe strukturave te tjera shoqeruese si muskuj, ligamente apo tendine.
Fizioterapia ne ortopedi eshte nje komponent shume i rendesishem i trajtimit te pacienteve te te gjithe grupmoshave, gjendjeve dhe paaftesive.
Me kalimin e kohes, me eksperiencen, fizioterapeutet bejne nje pune te jashtezakonshme per permiresimin e games se levizjeve, lirise se levizjes, permiresimit te cilesise se jetes, permiresimin e te jetuarit pa dhimbje tek pacientet tane.
Eshte i domosdoshem nje bashkepunim shume i mire ndermjet kirurgut ortoped dhe fizioterapeutit, ata duhet te jene partnere dhe te punojne sebashku ne sherbim te pacientit. Fizioterapeutit i duhet nje histori e plote per problemet ortopedike qe pacienti paraqet qe rezultatet e trajtimit te jene sa me te mira.
Pas pershkrimit te programit te fizioterapise nga kirurgu ortoped, fizioterapeuti duhet te ndjeke me perpikmeri te gjitha instruksionet e dhena nga ortopedi dhe te vleresoje edhe vete progresin e pacientit ne baze te njohurive te thelluara qe ai ka ne lidhje me anatomine dhe biomekaniken humane, gjithashtu dhe experiences.
Kirurgu ortoped mund te realizoje intervente te shkelqyera, por nese fizioterapia postoperatore nuk realizohet ne menyre korrekte ato mund te jene nje deshtim.
Thuhet se fizioterapeuti ka mendjen e nje shkencetari, zemren e nje humanisti dhe duart e nje artisti. Nese doktori shpeton jete, fizioterapeuti e ben ate me te bukur per tu jetuar.
Jeta eshte levizje dhe levizja eshte jete fale edhe fizioterapise.