Pregatitja per operacion

Pregatitja per procedure kirurgjikale eshte shume e rendesishme ne mbarevajtjen e interventit kirurgjikal. Pacienti duhet te ndjehet i sigurte dhe konfort ne lidhje me interventin qe do te realizoje.

Flisni me mjekun tuaj per gjithcka ju shqeteson dhe mos hezitoni të bëni pyetje, të shprehni shqetësime ose të flisni kur nuk e kuptoni. Mësoni se çfarë mund të ndodhe para, gjatë dhe pas operacionit.

Pyesni për procesin e pranimit në spital, llojin e anestezisë që mund t’ju duhet, kohëzgjatjen e qëndrimit në spital, rehabilitimin dhe per menaxhimin e dhimbjes. 

Sa më shumë të dini, aq më mirë do te realizohet sherimi apo rikuperimi nga procedura kirurgjikale. Përgatitja që duhet te bëni mund të ndikojë si në rezultatin e operacionit ashtu edhe në kohën e rikuperimit.

• Nëse pini duhan, rradhoni ose lini duhanin. Pirja e duhanit vonon, ngadalëson shërimin.
• Nëse pini, mos konsumoni alkool për të paktën 48 orë para operacionit.
• Nëse përdorni ndonjë lloj tjetër substance, tregojini mjekut tuaj. Narkotikët dhe ilaçet e tjera mund të kenë ndikim negativ në operacionin tuaj.
• Ha mirë. Nëse jeni mbipeshë, mjeku juaj mund të rekomandojë një program humbje peshe, në varësi të procedurës që do bëni dhe kur.
• Pyesni mjekun tuaj për ushtrimet  para operacionit. Nëse do te bëni ndërhyrje për zëvendësimin protetik te artikulacionit koksofemoral apo te gjurit, ushtrimet për të forcuar pjesën e sipërme të trupit do t’ju ndihmojnë qe të ecni me mire me paterica opo Walker pas operacionit.

Ushtrimet izometrike mund të ndihmojnë në ruajtjen e forcës së muskujve tuaj. Gjithashtu pyesni për ushtrimet që do të përshkruhen pas operacionit.

Nëse familjarizoheni me këto ushtrime postoperative dhe i praktikoni ato perpara, ato do të jenë më të lehta për tu kryer pas operacionit.

Shërimi nga operacioni kërkon kohë. Lloji i procedurës që do kryeni do të përcaktojë kohëzgjatjen e shërimit tuaj.

Dr. Arian Çelaj

Kirurg Ortoped Traumatolog, Kirurgji Dore & Anësi e Sipërme, Artroskopi, Protezim, Anomali të lindura, Kirurgji e Nervave Periferik, Paraliza Obstetrikale