Polidaktilia eshte nje deformim i lindur i dores qe njihet gjithashtu si duplikimi i gishtit te peste, hekzadaktilia postaksiale apo duplikimi ulnar. Prezantohet si nje gisht i gjashte pas atij te peste te dores.
Polidaktilia Ulnare Postaksiale shpesh eshte bilaterale, gishti supranumerar vihet re ne te dyja duart. Ka raste qe mund te preke edhe kembet gjithashtu. Eshte nje anomali e lindur nje prek pak me shpesh meshkujt.
Sa me proksimale te jete origjina ne nivelin e artikulacionit metakarpofalangeal apo karpometakarpal aq me shume struktura mire te diferencuara do te kete gishti i duplikuar, muskujt intrinsik, ligamentet kolaterale, tendinet ekstensore etj. Struktura skeletike e dores, eshte me e vogel ne anen ulnare.
Polidaktilia Ulnare Postaksiale , gishti supranumerar me origjine ne metakarpin e peste. Strukture e mirediferencuar, qe rezekohet duke ruajtur muskujt hypotenar dhe ligamentet kolaterale. Muskujt hypotenar riinserohen ne anen ulnare te gishtit te peste. Nuk duhet te ngaterrohet banda fibroze ne hapesiren e gjere ndermjet gishtave ulnar me mekanizmin ekstensor. Mbyllja e plages preferohet te behet subkutikulare per te evituar pamjen jo te mire qe jep sherimi kur perdoren sutura te nderprera.
Strukturat skeletike te dores jane zakonisht me pak te zhvilluara ne anen ulnare.
Kamptodaktilia nuk eshte zakonisht present, por ne rastin e femijes se trajtuar me lart ne foto ajo eshte present ne te dyja duart.
Dimensionet e thonjve jane proporcionale me dimensionin e falangut perkates.
Tendinet flektore intrinsik, gjithashtu edhe ekstensoret do te zhvendosen ne anen e arborizimit, fuzionimit, gjithashtu do te zhvendosen edhe strukturat neurovaskulare.
Ne aspektin dorsal, ekstensor te dores, shpesh gjendet nje bande e trashe fibroze qe lidh aparatin ekstensor me zgjatime periostale.
Retinakulumi fleksor distal eshte jo ekzistent si structure.
Muskujt hipotenar e marrin origjinen nga pjesa proksimale e metakarpit. Jo gjithmone inserohen ne pjesen ulnare te gishtit, qe duhet korrigjuar gjate teknikes kirurgjikale ne menyre korrekte.