Kirurg Ortoped Traumatolog

Ortopedi traume eshte nje spekter shume i gjere teknikash kirurgjikale qe kane lidhje me problemet e anesise se siperme, te poshtme, kollones vertebrale, te gjtha artikulacioneve perkatese dhe strukturave te tjera lidhese si ligamentet, tendinet, muskujt, nervat dhe enet e gjakut.

Perfshin gjithashtu kirurgjine rekonstruktive, ne traume apo dhe anomalite kongenitale dhe ka per qellim permiresimin e funksionit dhe kozmetikes.

Shume crregullime apo probleme ne ortopedi traume trajtohen pa operacione duke perdorur imobilizime te ndryshme me splinte, orteza apo dhe allci. 

Mund te aplikohen injeksione te ndryshme apo mund te trajtohen vetem me fizioterapi.

Perdoren instrumenta specifike te kirurgjise se ortopedike dhe traumes, lupa apo mikroskop, qe japin mundesine e realizimit te teknikave delicate kirurgjikale.

Fizioterapia pas operacioneve eshte shume e rendesishme dhe realizohet nga specialiste te fushes.

Cilat jane aresyet qe nje pacient ka nevoje per procedura ne ortopedi traume?
* Proteze e gjurit 
* Proteze te kokses
* Proteze te supit
* Fraktura te ekstremiteteve
* Artroskopi e gjurit
* Artroskopi supi  etj
* Demtime te muskujve, tendineve
* Kirurgji korrigjuese, rekonstruktive 
* Amputacione
* Mosngjitje te frakturave
* Luksacione te artikulacioneve
* Fraktura te fragilitetit 
* Procedurat me artroskopi 
* Procedurat e kirurgji dore
* Procedurat e kirurgji kembe

Interventet konsiderohen delikate dhe kane nivel veshtiresie qe varion. Rekomandohet qe intervente te tilla te realizohen nga specialiste te trajnuar dhe specializuar per ortopedi traume.

Per nje trajtim me te mire ne Oropedi Trame specialistet profilizohen ne nenspecialitete, ku jane me te fokusuar, kane numrin me te madh te trajnimeve dhe experience me te madhe kirurgjikale.

Dr. Arian Çelaj

Kirurg Ortoped Traumatolog, Kirurgji Dore & Anësi e Sipërme, Artroskopi, Protezim, Anomali të lindura, Kirurgji e Nervave Periferik, Paraliza Obstetrikale