Ortoped apo reumatolog; per cfare specialisti kam nevoje?
Ne shume raste problemet qe nje pacient paraqet jane situata qe i vene ne dileme se kujt specialisti duhet ti drejtohen per trajtim te specializuar.
Patjeter qe mjeku i familjes do ti orientoje drejt konsultave specialistike sipas nevojes qe cdo problem paraqet.
Gjithsesi me poshte ka pak informacion me teper se kur nje pacient duhet ti drejtohet specialistit ortoped dhe kur ai duhet ti drejtohet specialistit reumatolog.
Pacientët mund të kenë nevojë për një mjek ortoped nëse kanë:
- Dhimbje të kyçeve ose muskuloskeletike që kane filluar pas një dëmtimi apo traume.
- Dhimbje te artikulacionit koksofemoral dhe atij te gjurit qe perkeqesohen ne menyre progresive me peshimin e anesise ne toke
- Dhimbje artikulare te forta qe kompromentojne funksionin e ekstremitetit
- Artrit mesatar ose i avancuar i artikulacioneve te dores, te gjurit ose atij koksofemoral
- Trajtim te mëparshëm te pasuksesshëm për dhimbjen e atikulacioneve te dores, te gjurit dhe koksofemoral
- Nëse ju ështe rekomanduar nga vetë specialisti reumatolog për zëvendësim protetik të artikulacionit shumë të dëmtuar
Pacientët mund të kenë nevojë për një reumatolog nëse kanë:
- Dhimbje që prek disa artikulacione
- Dhimbje artikulare që nuk shoqërohet me ndonjë dëmtim, traumë
- Dhimbje artikulare ose muskuloskeletike të shoqëruara me ngurtësim, rigiditet në mëngjes, ethe, lodhje, skuqje ose dhimbje gjoksi
- Dhimbje artikulare pas një pickimi insekti
- Dhimbje artikulare të shoqëruara me dhimbje shpine
- Dhimbje artikulare dhe psoriazë
- Dhimbje muskulare me ose pa ndonjë simptomë tjetër
- Dhimbje koke ose dhimbje muskulare dhe pacienti eshte mbi moshën 50 vjeç
- Dhimbje shpine me ose pa dhimbje në ekstremitete
- Simptoma të pashpjegueshme, të vazhdueshme, të tilla si ethe, djersitje ose humbje ne peshe
Pacientet gjithmone duhet ti referohen mjekut te familjes per tu orientuar drejt specialiteteve perkatese nese ata kane nevoje per trajtim me te specializuar.