Artroskopia e gjurit, eshte nje procedure kirurgjikale miniinvazive ne artikulacionin e gjurit. Perdor artroskopin, endoskopin per te hyre brenda ne artikulacion me kamera dhe instrumente kirurgjikale, nepermjet incizioneve minimale per aresye ekzaminuese apo trajtuese.
Eshte procedure qe realizohet shpesh ne artikulacionin e gjurit.
Artroskopia eshte e preferuar ne shume procedura pasi rezulton ne me pak dhimbje pas operacionit krahasimisht me kirurgjine e hapur, me pak kufizim te levizjeve dhe pacienti rikuperohet me shpejt.
Artroskopia e gjurit eshte e domosdoshme ne demtimet:
· Ne rupturat e ligamentit kruciat anterior dhe posterior
· Ne pozicionimet jo normale te kupes se gjurit, pateles
· Kur ka copa te kartilagos brenda ne artikulacion te gjurit
· Heqja e cistit Baker
· Frakturat intraartikulare te platose tibiale
· Rupturat e menisqeve
Si te pregatiteni per kete procedure kirurgjikale?
· Pacienti duhet te realizoje te gjithe bilancet preoperatore, kosultat me specialist te tjere dhe ekzaminimet suplementare te kerkuara nga mjeku trajtues.
· Duhet te nderprese marrjen e medikamenteve te caktuara disa dite apo jave para interventit; si aspirina apo antikoagulante te tjere; si ibuprofeni apo antiinflamatore te tjere.
· Duhet te qendroje esell 6-12 ore para interventit
Pas procedures menjehere fillon fizioterapia dhe ne varesi te procedures kirurgjikale, rikuperimi eshte relativisht i shpejte. Mund te perdore paterica per disa dite apo disa jave ne varesi te procedures.
Shume shpejt pacienti mund ti kthehet aktivitetit dhe puneve te tij te perditeshme.