Paraliza ireversibel radiale, trajtimi duhet te realizohet me transferte te shumefishte tendinoze. Transferta tendinoze rekonstruktive realizohet per te permiresuar ektensionin e artikulacionit radiokarpal, artikulacioneve metakarpo-falangeale dhe te gishtave.
Jane pershkruar nje numer i madh teknikash operatore qe perdoren ne trajtimin e kesaj problematike.
Qellimi i ketij shkrimi eshte dhenia e experiences ne trajtimin e paralizave ireversibel te nervit radial dhe rezultetet afatgjata te ketij trajtimi.
Jane operuar 14 raste me paralize ireversibel te nervit radial gjate periudhes kohore 2010-2017. Periudha mesatare e ndjekjes ishte 36 muaj. Kufizimi ne punet e aktivitetit te perditshem u vleresua sipas sistemit te vleresimit me pike DASH. U vleresuan rezultatet afatshkurtra dhe afatgjata te trajtimit.
Pacientet paten rezultate shume te mira trajtimi. 11 prej tyre ju rikthyen punes se meperparshme. 3 ju nenshtruan interventit per clirimin e kontraktures ekstensore si pasoje e reabilitimit jo korrekt.
Konkluzionet e ketij punimi sugjerojne se procedura e transfertes tendinoze sipas teknikes se pershkruar nga Merle D’Aubigne e modifikuar nga Tubiana eshte procedure e suksesshme per trajtimin e pacienteve me paralize ireversibel te nervit radial dhe interosseus posterior dhe me me pak komplikacione.