Artroskopi Supi, Dr. Arian Celaj

Tendinitet dhe bursiti i supit

Tendinitet dhe bursiti i supit jane te lidhur ngushte, dhe mund te prezantohen vetem apo te kombinuar. Tendiniti i supit eshte inflamacion i tendinit te muskulit biceps dhe/ose manshetes rotatore si pasoje e perplasjes, konfliktit me strukturat perreth.

Kur tendinet e manshetes rotatore inflamohen, trashen ato krijojne perplasje, konflikt ne hapesiren e ngushte subakromiale qe con deri ne rupture te manshetes rotatore.

Bursiti eshte inflamacioni i bursave qe mbrojne supin, shoqerojne tendinitin dhe konfliktin subakromial. Inflamacioni nga patollogji si artriti reumatizmal mund shkaktojne tendinit dhe bursit.

Mbiperdorimi si pasoje e aktivitetit sportiv, punes, aktivitetit fizik te perditdhem ne nivele mbi koke te games se levizjes, jane shkaqe te tjera potenciale per irritimin e manshtes rrotatore, tendinit, bursit, sindrome impingement apo konflikt subakromial deri ne rupture te manshetes rotatore.

Nese mansheta rotatore dhe bursat jane te inflamuara, te irituara, edematoze ato mund te shtypen ndermjet kokes se humerusit dhe procesit akromial.

Efektet e demtimit degjenerativ te moshes shoqeruar me levizje te perseritura te anesise se siperme gjithashtu mund te irritojne, konsumojne tendinet, muskujt dhe strukturat perreth.

Shenjat dhe simptomat. Shqetesimet fillojne ne menyre graduale me diskonfort, dhimbje ne pjesen e siperme te supit dhe 1/3 e siperme te anesise se siperme, edhe gjate nates kur pacienti shtrihet mbi supin e prekur. Tendiniti dhe bursiti shoqerohen me dhimbje kur pacienti largon anesine e siperme nga trupi, apo ngre doren siper kokes. Nese tendini i muskulit biceps eshte i prekur atehere dhimbja eshte e lokalizuar perpara dhe ne pjesen e brendshme te supit dhe perhapet poshte, gjate krahut deri tek berryli dhe parakrahu.

Diagnoza. Diagnoza vihet me ndihmen e anamnezes, testeve specifike qe realizohen gjate ekzaminimit klinik ortopedik. Ekzaminimi radiologjik ndihmon per vleresimin e anomalive kockore apo artritit. Punksioni, marrja dhe testimi i fluidit realizohet ne rastet kur dyshohet per infeksion, per ta konfirmuar apo perjashtuar ate. Injektimi i nje anestetiku si lidocaine hydrochloride ne hapesiren subakromiale dhe qetesimi i dhimbjes tregon per konflikt subakromial apo sindrome impingement.

Trajtimi. Duhet reduktuar dhimbja dhe inflamacioni me pushim, qetesi dhe medikamente anti inflamatore. Ne disa raste eshte e nevojshme terapia me ultratinguj, vibracione te lehta qe ndihmojne ne ngrohjen dhe vaskularizimin e strukturave te thella, shoqeruar edhe me ushtrime te lehta graduale per forcimin e muskujve. Nese kjo procedure rezulton e pasuksesshme indikohet injektimi intraartikular i kortikosteroideve. Nese edhe kjo nuk ka rezultat pas 6-12 muajsh trajtimi, atehere rekomandohet trajtimi kirurgjikal mini invaziv nepermjet artroskopise apo kirurgjia e hapur.

Dr. Arian Çelaj

Kirurg Ortoped Traumatolog, Kirurgji Dore & Anësi e Sipërme, Artroskopi, Protezim, Anomali të lindura, Kirurgji e Nervave Periferik, Paraliza Obstetrikale

Gjithashtu mund te lexoni...

Postimet me te klikuara...