Rekord i listës së pritjes së pacientëve në Angli

Numri i pacientëve në pritje të trajtmit rutinë në Angli, tashmë është një record.

6,000,000 pacientë ishin në pritje të trajtimit në fund të gushtit 2022.

Mbi 387,257 pacientë në Angli janë në pritje prej mbi 12 muaj për trajtimin e tyre, statistike kjo që nga gushti 2017 dhe në vazhdim.

Mbi 2,646 pacientë kanë mbi 2 vjet në listën e pritjes për trajtimin rutinë.

NHS Angli  thekson se objektivi ka qenë që të mos ketë pacientë në listë pritjeje për trajtim rutinë  mbi 2 vjet, me përjashtim të rasteve komplekse dhe atyre që për zgjedhjen e tyre preferojnë të shtyjnë trajtimin.

Në rastet e urgjencës ekstreme, koha e pritjes së autoambulancës ka qënë mesatarisht 9 minuta 19 sekonda, dhe sunohet që kjo kohë të reduktohet në 6 minuta.

Në urgjencat e tjera koha e pritjes së autoambulancës ka qenë mesatarisht 45 minuta 59 sekonda, dhe synohet që kjo kohë të reduktohet në 17 minuta.

32,776 pacientë kanë pritur mbi 12 orë për një krevat për hospitalizim nga shtatori i 2022 dhe në vazhdim.

255,055 pacientë me urgjencë kancer kanë arritur të realizojnë konsultën me mjekun specialist mesatarisht pas 2 javësh.

Dr. Arian Çelaj

Kirurg Ortoped Traumatolog, Kirurgji Dore & Anësi e Sipërme, Artroskopi, Protezim, Anomali të lindura, Kirurgji e Nervave Periferik, Paraliza Obstetrikale

Gjithashtu mund te lexoni...

Postimet me te klikuara...