Më 26 Mars 2022 Spitali Amerikan në bashkëpunim me Shoqatën AMEA organizojnë Masterklasin e Kirurgjisë në Plaza Hotel Tirana me fokus: “Kirurgjia elitare – zgjidhjet sfiduese të rasteve komplekse kirurgjikale”.
Qëllimi i këtij masterklasi është që të mbledhë ekspertët më të njohur shqiptarë dhe të rajonit për t’u njohur me meteknikat më moderne dhe rastet ekstreme në kirurgji.
Kirurgjitë madhore, vendimmarrja kirurgjikale dhe roli i ekipit multidisiplinor në operacionet e vështira abdominale, kirurgjia mini-invasive, sfida kirurgjikale dhe onkologjike të rasteve me rrezikshmëri të lartë mortaliteti dhe komplikacionesh në Kardiokirurgji, Neurokirurgji, Oftalmologji, Urologji, ORL, Ortopedi dhe disiplina të tjera, do të jenë pjesë e këtij masterklasi. Kirurgët duhet të ofrojnë operacione minimalisht invazive, për sa më shumë pacientë të jetë e mundur, me sa më shumë metoda të ndryshme për sa të jetë e nevojshme.
Gjithçka do jetë pjesë e këtij Masterklasi 1 ditor, diskutime, referime, rezultate, debate, këndvështrime të ndryshme, shkëmbim eksperiencash, risi, bashkëbisedime interaktive me më të spikaturit e fushës. Mos e humbisni këtë mundësi trajnimi me figurat më të shquara të kirurgjisë shqiptare dhe të huaj.
Aktiviteti është akreduar me 6 (gjashtë) kredite nga QKEV-ja të cilat njihen edhe nga Oda e mjekëve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Janë të ftuar të marrin pjesë: kirurgë, neourokirurgë, ortopedë, urologë, oftalmologë, onkologë, kirurgë ORL, anestezistë, kirurgë facialë, mjekë të përgjithshëm dhe urgjence, radiologë, teknikë radiologjie, obstetër-gjinekologë, anatomopatologë, studentë të mjekësisë, etj.