PRP (Platelet-rich plasma) është plazma e gjakut e koncentruar me trombocite autologe (të vetë pacientit). PRP përmban faktorë rritjeje dhe citokina që stimulojnë shërimin e kockave dhe indeve të buta.
Trajtimet aktuale për dëmtimet kronike të tendineve janë të natyrës së përkohshme dhe nuk ofrojnë qehtësim afatgjatë. Injeksionet e kortizonit janë provuar të rrisin rrezikun e rupturës së tendinit dhe nuk rekomandohen për përdorim të përsëritur.
Ilaçet anti-inflamatore janë përkohësisht të dobishme, por gjithashtu kanë edhe efekte anësore negative.
Terapia PRP (Platelet-rich plasma) është një opsion trajtimi bashkëkohor për dëmtimet e tendinit dhe tendinitet që nuk shërohen; si bërryli i tenistit, tendiniti i Akilit, tendiniti i gjurit etj. Në shumë raste, me indikacion të saktë, trajtimi është i suksesshëm dhe eviton trajtimin e metejshëm kirurgjikal.
Nuk duhet të merren medikamente anti-inflamatorë një javë para injektimit pasi kjo do të kufizojë përfitimet e trajtimit, gjithashtu antiinflamatorët nuk duhet të merren edhe pas injeksionit të PRP.
Fillimisht, procedura mund të shkaktojë dhimbje lokalisht. Pacientët mund të aplikojnë akull sipas nevojës dhe anësia në elevacion . Pas një jave nga injeksioni, pacienti mund të fillojë një program rehabilitimi me terapi fizike.