Qafa e shtrembër, torticollis

Torticollis, qafa e shtrembër, qafa tenton të përkulet në njërën anë, duke shkaktuar animin e kokës. Është një shenjë, simptomë klinike që haset shpesh, në një numër të madh gjëndjesh patollogjike.

Pjesa e sipërme e kokës përgjithësisht anon në njërën anë, ndërsa mjekra anon në anën tjetër.

Shkaqet e torticollis janë të ndryshme, dhe indentifikimi i shkakut shpesh është një problem i diagnosës diferenciale.

Në rastet kur nuk kemi të bëjmë me torticollis muscular kongenital atëherë vëmëndja duhet të orientohet drejt ndonjë anomalie odontoidi, instabilitet C1-C2, syndromë Klippel-Feil, distonia cervikale, impresionet Bazilare, Pterigium colli apo Fuzionim Atlantooccipital.

Trajtimi është sipas rastit dhe problematikës. Fizioterapia, ushtrimet stretching japing rezultate shumë të mira. Ushtrimet konsistojnë në pozicionimin e veshit në anën e kundërt të kontrakturës drejt supit dhe animi i mjekrës drejt supit në anën e kundërt. Manovra duhet të realizohet dhe përsëritet me kokën në ekstension.

Nëse korrigjimi nuk realizohet me ndihmën e ushtrimeve atëherë lind nevoja e trajtimit kirurgjikal.

Rezultatet e trajtimit kirurgjikal janë përgjithesisht të mira me incidencë të ulet komplikacionesh, rekurence. Ka femijë tek të cilët mund të lindë nevoja e përsëritjes së procedures kirurgjikale si pasojë e rekurencës.

Raste të avancuara kërkojnë teknika më të ndërlikuara kirurgjikale.

Dr. Arian Çelaj

Kirurg Ortoped Traumatolog, Kirurgji Dore & Anësi e Sipërme, Artroskopi, Protezim, Anomali të lindura, Kirurgji e Nervave Periferik, Paraliza Obstetrikale

Gjithashtu mund te lexoni...

Postimet me te klikuara...