Kirurgji dore quhet nje spekter i gjere teknikash operatore qe kane lidhje me problemet e dores, artikulacionit radiokarpal (kycit te dores) dhe te nervave periferike te anesise se siperme.
Perfshin gjithashtu kirurgjine rekonstruktive, ne trauma apo dhe anomalite kongenitale dhe ka per qellim permiresimin e funksionit dhe kozmetikes se dores.
Shume crregullime apo probleme trajtohen pa operacione duke perdorur imobilizime te ndryshme me splinte, orteza apo dhe allci.
Mund te aplikohen injeksione te ndryshme apo mund te trajtohen vetem me fizioterapi.
Zakonisht procedurat jane kirurgji ditore, me anestezi lokale, lokoregjinale apo edhe gjenerale (me rradhe) per pacientet femije.
Perdoren instrumenta specifike te kirurgjise se dores, lupa apo mikroskop, qe japin mundesine e realizimit te teknikave delicate kirurgjikale.
Fizioterapia pas operacioneve ne dore eshte shume e rendesishme dhe realizohet nga specialiste te fushes.
Cilat jane aresyet qe nje pacient ka nevoje per kirurgji dore?
Demtimet traumatike te dores
Demtimet e dores si pasoje e artritit reumatizmal
Ndryshimet degjenerative qe prekin strukturat e dores
Probleme apo defekte te dores qe jane present ne lindje apo kongenitale
Cilat jane procedurat me te shpeshta qe perfshihen ne kirurgji dore?
Clirim i sindromes se tunelit karpal
Transferta tendinoze ne paraliza
Polidaktili e dores
Sindaktili e dores
Agenezi e dores
Banda amniotike te dores dhe anesise se siperme
Paraliza obstetrikale
Kirurgji plastike rekonstruktive me grafte lekure
Kirurgjia per Trigger Finger
Kontraktura Dupuytren
Clirimi i kontrakturave te gishtave
Tendiniti i DeQuervain
Reponimi i hapur dhe osteosinteza e frakturave
Riparim tendini primar apo sekondar
Riparim nervi
Fasciotomi
Drenim kirurgjikal me debridement
Zevendesim protetik artikulacioni
Reimplantim
Interventet e kirurgjise se dores konsiderohen delikate dhe kane nivel te larte veshtiresie ne teknike operatore. Rekomandohet qe intervente te tilla te realizohen nga specialiste te trajnuar dhe specializuar ne lidhje me kirurgjine e dores.
Nje kirurg dore ka pregatitje me te thelluar ne lidhje me diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e crregullimeve, problemeve te dores, artikulacionit radiokarpal dhe te parakrahut.
Gjithashtu shume kirurge dore kane trajnime suplementare qe ju shebejne te trajtojne shume mire edhe problemet e berrylit dhe te supit, apo probleme te tjera specifike.