Osteotomia derotatore e humerusit proksimal është teknike operatore për sekelat e paralizes së pleksit brakial.
Tek pacjentët me paralizë të lindur të pleksit bakial, imballanca e vazhdueshme muskulare që shoqëron zhvillimin të artikulacjonit të supit, rezulton në displazi progresive të këtij artikulacjoni. Kjo shoqërohet me rritje të retroversjonit të glenoidit, sheshim të kokës së humerusit dhe subluksim posterior të kokës së humerusit. Procedurat me indet e buta si transfertat dhe zgjatjet muskulo-tendinoze sigurojnë përmirësim relativ jo shumë të kënaqshem të anës funksionale në kuadrin e një displazie të shprehur të artikulacjonit glenohumeral.
Pacjentët me kontrakturë në rotacjon intern dhe dobësi të rotacjonit ekstern, shoqëruar me displazi progresive të artikulacjonit glenohumeral, sheshim te kokës humerale, osteotomia derotatore e humerusit proksimal është një intervent që përmirëson dukshëm funksionin e artikulacjonit glenohumeral.